E premte, Maj 17Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Makolli: Ju aktivistë irritues

Berat Makolli
Makolli: Ju aktivistë irritues

Shkruan: Berat Makolli (Politikolog)

Prishtinë, 19.07.2017

Përseri dikujt nga radhet e një partie politike, e cila bindëshem doli fituese në zgjedhjet e fundit, në menyrë direkte fyën një shumic e cila ua dha këtë sukses.

Nën masken e kameleoni, kjo parti arriti të fitoj zëmrat e kësaj shumice që sot pa fije turpi dalin dhe fyejn në baza fetare ata që dje i ngritën e ua dhanë këtë sukses. Si tentoni tua verboni sytë popullit tonë, duke thënë se jeni tolerant, jeni për bashkjetesë ndërfetare e nuk jeni kundër islamit, kur çdo fjalë, shkrim apo edhe vetë heshtja juaj e thotë të kundërten.
Ore ku e merrni të drejtën të jeni kaq të zëshem në shkeljen e të drejtave të të tjerve, e dini ju çdo të thotë shtet sekular, apo duhet tu a shpjegojmë përseri.

Si guxoni të shkelni një të drejtë që na garanton kushtetuta e Republikës së Kosovës (ah, harrova ju nuk e njihni këtë republikë).

Kjo që po bëni ju, e tëra shkon në llogarinë tuaj, mirëpo ta dini lirina e shprehjës mbaron aty ku cenohet e drejta e dikujt tjetër.
Një gjë ua deshirojë, dhashtë Zoti të keni jetë të gjatë sa ti bindeni kësaj të vërtete!

Me respekt,
Berat Makolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.