Reagon kryetari i FJALËS Dr. Gëzim Kelmendi: Lufta fetare e Serbisë në Kosovë!
Sot qenkan publikuar disa informacione se në telefonin e Fatmir Shehollit i cili është i akuzuar për spiunazh për BIA-n serbe, janë gjetur fotografi “ Top sekret” se Serbia qenka interesuar për ndërtimin e xhamive në Kosovë!
Ajo çka është e dëshmuar me fakte dhe argumente, është se Serbia gjithmonë ka zhvilluar luftëra fetare në Kosovë dhe Bosnjë Hercegovinë.
Luftërat fetare në Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë, Serbia i ka nisur në shekujt e kaluar XIX dhe XX. pas rënies së Perandorisë Osmane.
Me qindra masakra serbo- malazeze janë zhvilluar në territoret shqiptare.
Në krye të shumë masakrave është edhe ajo e Lugut të Baranit, masakër kjo e udhëhequr nga Savë Batarja, ku duke i pre me sopata e sharra për së gjalli muslimanët shqiptarë, kanë tentuar ti konvertojnë ata në ortodoks.
Por ata burra muslimanë shqiptarë nuk pranuan dhe fenë nuk e ndërruan.
Por masakrat dhe luftërat kundër muslimanëve dhe Islamit nuk kanë përfunduar me masakrën e Lugut të Baranit.
Këto masakra dhe luftëra të Serbisë ndaj muslimanëve dhe Islamit në Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë vazhduan, edhe gjatë kohës së çetnikëve serb në krye me Drazha Mihajloviqin, pastaj Rankoviqin dhe shumë të tjerëve, dhe kulmuan në kohën e Slobodan Millosheviqit.
Ajo çka e dallon luftën fetare në Bosnjë Hercegovine dhe në Kosovë është “emri”.
Përderisa boshnjakët në Bosnje dhe Hercegovinë u vetëidentifikuan hapur si musliman dhe deklaruan se Serbia po i lufton muslimanët, udhëheqësit politik dhe udhëheqësit e UÇK-së në Kosovë nuk pranuan të identifikohen si muslimanë, por vetëm si shqiptarë dhe se luftën e tyre e identifikuan si luftë kombëtare.
Kështu që pavarësisht se çka deklaruan apo çka deklarojnë udhëheqësit e Kosovës, kjo nuk e ndryshon luftën e Serbisë në Kosovë.
Lufta e Serbisë në Kosovë ka qenë dhe është luftë fetare.
Serbia kurrë nuk ka ndërtuar xhamia në Kosovë, por përkundrazi ka djegur.
Mbi 200 xhami dhe objekte tjera Islame janë djegur vetëm në luftën e fundit në Kosovë 1998-1999 nga Serbia.
Në Beograd nga 200 xhami sa kanë qenë prej kohës së Perandorisë Osmane, vetëm 1 xhami është e hapur.
Në Nish, nga 36 xhami sa kanë qenë nga Koha e P.O, asnjë xhami nuk është aktualisht.
Serbia ka qenë dhe mbetet ndër vendet që më së shumti ka vra muslimanë në Evropë, ka djegur më së shumti xhami në Evropë, pra ka zhvilkuar luftëra fetare me bekimin e Kishës Ortodokse.
Gëzim Kelmendi
