E hënë, Dhjetor 29FAJAL do garoj vetëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe mban numrin 114

Autor: Partia FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi, ngushëllon Hoxhë Elvis Naçin

Dr.Gëzim Kelmendi, ngushëllon Hoxhë Elvis Naçin

Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi, ngushëllon Hoxhë Elvis Naçin ZOTI e mëshiroftë dhe me Xhennet e nderoftë babën e Hoxhës Elvis Naçit I nderuar dhe shumë i respektuar Hoxhë Elvis Naçi, sot kuptuam se babai i juaj ka ndëruar jetë. Ai vërtetë ishte një prind i mirë dhe i shkëlqyer, jo pse arrita ta njoh, por pse kishte rritur dhe edukuar një djalë, një burrë, një humanist dhe dijetar të shquar në gjitha trevat shqiptare, Elvis Naçin. I nderuar dhe shumë i respektuar Hoxhë Elvis Naçi, iu shprehë ngushëllimet më të sinqerta juve dhe familjes së juaj. ZOTI e mëshiroftë babën e juaj dhe me Xhennet e nderoftë. Juve dhe familjes së juaj urtësi dhe durim iu dhuroftë dhe në Xhennet me babën iu bashkoftë. Gëzim Kelmendi
Bytyçi: Jeta, e pajetë në Kosovë!

Bytyçi: Jeta, e pajetë në Kosovë!

Lajme, Opinione
Jeta, e pajetë në Kosovë! Shkruan: Mr.sci.Bedri Bytyçi Sot dy javë, për një status ironik timin, që nuk kishte të bënte asgjë me të ndjerin, por si shenjë mllefi ndaj "kryeministrit" për deklaratat e tij përballë nesh si myslimanë, nuk mbeti kush pa reaguar, pro dhe kundër, sharje e ofendime nga më të ndryshmet, më larguan nga vendi i punës një grup njerëzish për inatet e tyre fetare, dikush kërkoi arrestimin tim, njëri tha: "Ai nuk është hoxhë, veç vetit i thotë hoxhë", tjetri më quajti showman, disa u distancuan, disa patën frikë të më thërrasin në tel nga frika e përgjimit, familja kërkoi falje pa lejen time dhe shumë çka ndodhi për pak kohë, por nuk mund të kaloj pa i përmendur edhe ata që më përkrahën, më mbrojtën dhe u solidarizuan me mua, përveç atyre përkrahjeve nëpër rrjet
Dr.Gëzim Kelmendi ngushëllon familjen Alija, profesorët dhe nxënësit e Medresesë ALAUDDIN në Prizren

Dr.Gëzim Kelmendi ngushëllon familjen Alija, profesorët dhe nxënësit e Medresesë ALAUDDIN në Prizren

Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi ngushëllon familjen Alija, profesorët dhe nxënësit e Medresesë ALAUDDIN në Prizren ZOTI të nderoftë me Xhennet, Seldin Alija I dashur Seldin, Ke qenë ndër djemtë më të mirë që ka mbajtur kjo tokë e Kosovës. Nuk pata mundësinë të të njoh. Por puna dhe vepra jote flasin shumë. Je shkolluar ndër shkollat më të mira në Kosovë, në Medresenë ALAUDDIN në Prizren. Ke punuar punë të vështirë që të ndihmosh familjen dhe sigurosh shkollimin. Por ja se vdekja jote në vendin e punës na ka prekur të gjithëve. Edhe duke u shkolluar edhe duke punuar, lum ajo nanë që të lindi dhe rriti. Ngushëllime familjes Alija. Ngushëllime Profesorëve dhe nxënësve të Medresesë "ALAUDDIN" në Prizren. ZOTI të nderoj në dynja duke të bërë besimtar të shkolluar dhe punëtor të çmuar.
Asambleisti Dajaku prap rrikthehet me katër fjalime në Kuvendin Komunal të Skenderajit

Asambleisti Dajaku prap rrikthehet me katër fjalime në Kuvendin Komunal të Skenderajit

Asambleisti Berat Dajaku, Lajme
Asambleisti Dajaku prap rrikthehet me katër fjalime në Kuvendin Komunal të Skenderajit Prishtinë, 30.06.2018 Fjalimi i parë: Kliko në linkun e kaltërt për ta parë videon Fjalimi i dytë: Kliko në linkun e kaltërt për ta parë videon Fjalimi i tretë: Kliko në linkun e kaltërt për ta parë videon Fjalimi i katërtë: Kliko në linkun e kaltërt për ta parë videon
FJALA: Qeveria sot e “vrau”për së gjalli popullin

FJALA: Qeveria sot e “vrau”për së gjalli popullin

Lajme
FJALA: Qeveria sot e "vrau"për së gjalli popullin Sot, kryeministri, zv.kryeministrat, ministrat, zv. ministrat dhe këshilltarët i kanë marrë pagat me rritje. Kjo është "vrasje" e popullit për së gjalli. Shumë qytetarë nuk kanë gjërat elemantare për jetë, nuk kanë barna esenciale për shërim, shumë të rinjë të diplomuar dhe pa diplomuar bredhin rrugëve. Kjo çka ka bërë qeveria është vepër e rëndë penale. FJALA Prishtinë, 29.06.2018.
Dr.Gëzim Kelmendi reagon ndaj manifestimit të serbëve në Gazimestan

Dr.Gëzim Kelmendi reagon ndaj manifestimit të serbëve në Gazimestan

Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi reagon ndaj manifestimit të serbëve në Gazimestan Shkrimi i plotë: Sot u shkel shteti dhe populli i Kosovës në Gazimestan Serbët sot nga Kosova dhe Serbia janë grumbulluar në Gazimestan të Kosovës. Ata të veshur me fanela të çetnikëve, fotografi të kriminelëve Millosheviq dhe Mlladiq, flamuj të Serbisë, Greqisë dhe Rusisë dhe me thirrje " Kosova djep i Serbisë " kanë shënuar përvjetorin e " Betejës së Kosovës 1389 ". Me 1389 ushtritë serbe të Car Llazarit luftuan përballë Perandorisë Osmane ku humbën luftën. Kjo ishte beteja vendimtare që ndikoj edhe për të mirën e shqiptarëve. Perandoria Osmane arriti të i mposhtë ushtritë serbe të Car Llazarit dhe kështu çliroj shqiptarët që deriatëherë ishin të shtypur dhe përsekutuar nga ushtritë serbe të Brankoviqëve
Dr.Gëzim Kelmendi: Mysafir në emisionin Debat Plus në TV Dukagjin

Dr.Gëzim Kelmendi: Mysafir në emisionin Debat Plus në TV Dukagjin

Intervista, Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi: Mysafir në emisionin Debat Plus në TV Dukagjin Të nderuar qytetarë, ky është emisioni Debat Plus në TV Dukagjin ku mbrëmë mysafir ishte Kryetari i FJALËS Dr.Gëzim Kelmendi së bashku me Haki Abazin - Analist, Birol Urgjanin - Njohës i rrethanave në Turqi dhe Zekrija Shabanin nga gazeta Infokus. Tema: Zgjedhjet në Turqi dhe fitorja e Presidentit Erdogan Ju ftojmë ta ndiqni. License Standard YouTube License
FJALA: Urime Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova

FJALA: Urime Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova

Lajme
FJALA: Urime Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova FJALA uron fitoren dhe suksesin e xhudisteve kosovare Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare në Tarragona. Fitorja e Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës është sukses jo vetëm për këto xhudiste, por është sukses për tërë Kosovën dhe popullin shqiptar në përgjithësi. FJALA, Prishtinë, 27.06.2018