E martë, Mars 17Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Autor: Partia FJALA

Partia FJALA kandidon me Mr.sci.Vehbi Berishën për Kryetar në Komunën e Drenasit

Lajme, Zgjedhjet në Drenas 2016
Partia FJALA kandidon me Mr.sci.Vehbi Berishën për Kryetar në Komunën e Drenasit Në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 04 dhjetor 2016, Partia FJALA kandidon me kandidat për Kryetar të Komunës së Drenasit. Kandidati për Kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet e 04 dhjetorit është Asambleisti aktual në Kuvendin Komunal të Drenasit, Mr.sci. Vehbi Berishën. Mr.sci.Vehbi Berisha është njëherit edhe Kryetar i Partisë FJALA, Dega në Drenas. Partia FJALA, Prishtinë, 03.11.2016
Partia FJALA uron lirimin e Drejtorit Rajonal të Policisë, Nehat Thaçit

Partia FJALA uron lirimin e Drejtorit Rajonal të Policisë, Nehat Thaçit

Lajme
Partia FJALA uron lirimin e Drejtorit Rajonal të Policisë, Nehat Thaçit E nderuara familje Thaçi, Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, me respekt dhe kënaqësi ju urojmë lirimin e Drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçit. Prej ditës së parë kur u arrestua Nehat Thaçi, besonim në pafajësinë e tij. Falënderojmë ZOTIN e Madhëruar për lirimin e tij. Shpresojmë dhe lutemi që edhe të tjerët që po mbahen në burgjet e Sërbisë, të lirohen sa më shpejtë. Partia FJALA Prishtinë, 01.11.2016
Dr.Gëzim Kelmendi – Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për vlerat e UÇK-së

Dr.Gëzim Kelmendi – Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për vlerat e UÇK-së

Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi - Vlerat e UÇK-së | Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Fjalimi i Kryetarit të Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi sot në Kuvendin e Kosovës Dr.Gëzim Kelmendi "Ushtria Çlirimtare e Kosovës" përveç që ka vlera ka edhe merita për atë që ne jemi sot këtu. Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për vlerat e luftës së UÇK-së, sipas kërkesës së 40 deputetëve nënshkrues të Kuvendit. Prishtinë, 27.10.2016 GËZIM KELMENDI: Faleminderit, kryetar! Përshëndetje për të gjithë deputetët dhe ministrat! Vërtet debati i sotëm me rastin e arrestimit të komandantit dhe gjithë atyre ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është një debat i cili ka prekur ndjenjat e çdo qytetari të Kosovës dhe çdo qytetari që ka punuar për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi. Edhe pse, i
Delegacioni i Partisë FJALA viziton OVL-në në Pejë

Delegacioni i Partisë FJALA viziton OVL-në në Pejë

Lajme
Delegacioni i Partisë FJALA viziton OVL-në në Pejë Delegacioni i Partisë FJALA e udhëhequr nga Kryetari i saj Dr.Gëzim Kelmendi dhe Kryetari i degës në Pejë Prof.Besnik Xhogoviqi vizituan OVL-në (Organizatën e Vetëranëve të Luftës) në Pejë dhe uruan zgjedhjen e Kryetarit të ri të OVL-së Gazmend Syla. Partia FJALA, Prishtinë, 26.10.2016
Dr.Gëzim Kelmendi – Urime medaljen e artë pjesëtarë të FSK-së

Dr.Gëzim Kelmendi – Urime medaljen e artë pjesëtarë të FSK-së

Lajme
Kryetari i Partisë FJALA dhe njëherit Deputet i Kuvendit të Kosovës, Dr.Gëzim Kelmendi, ka uruar pjesëtarët e FSK-së për suksesin e treguar në Wells të Mbretërisë së Bashkuar, ku u shpërblyen me medaljen e artë. Urime medaljen e artë Shumë të dashur, të çmuar dhe të respektuar pjesëtarë të FSK-së, urime të përzemërta për suksesin që treguat në Wells të Mbretërisë së Bashkuar. Shpërblimi i suksesit të juaj me medaljen e artë, është sukses për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe vet Republikën e Kosovës. ZOTI ju ruajt dhe ju bekoftë. Me respekt, Gëzim Kelmendi Kryetar i Partisë FJALA Deputet në Kuvendin e Kosovës

Apeli shfajëson zyrtarët komunalë të Drenasit, reagojnë asambleistat ndër ta edhe M.sc.Vehbi Berisha

Lajme
Apeli shfajëson zyrtarët komunalë të Drenasit, reagojnë asambleistat ndër ta edhe M.sc.Vehbi Berisha Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila i kishte shpallur fajtorë, duke i dënuar disa me burg efektiv e disa me kusht gjashtë zyrtarë të Komunës së Drenasit, për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar. Asamblistët në këtë komunë, opozitë e pozitë, këtë e quajnë ndërhyrje të politikës në sistemin e drejtësisë. Reagimin e asambleistit M.sc.Vehbi Berisha nga Partia FJALA e gjeni në foto si dhe në videon më poshtë nga materiali ma i zgjeruar nga lajmet e KTV-së: http://www.dailymotion.com/video/x4yluqe_apeli-shfajeson-zyrtaret-komunale-te-drenasit_news
Reagon Dr.Gëzim Kelmendi pas deklaratës së Kadri Veselit, koalicionit PDK-LDK i ka dalë afati

Reagon Dr.Gëzim Kelmendi pas deklaratës së Kadri Veselit, koalicionit PDK-LDK i ka dalë afati

Lajme
Reagon Dr.Gëzim Kelmendi pas deklaratës së Kadri Veselit, koalicionit PDK-LDK i ka dalë afati Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi, ka reaguar lidhur me deklaratat e Kryetarit të PDK-së, se Qeveria Mustafa ka gabuar me Asociacionin dhe ka dështuar në ekonomi. Pas deklaratës së Kadri Veselit, koalicionit PDK-LDK i ka dalë afati Kritikat për Qeverinë Mustafa se ka gabuar me Asociacionin dhe ka dështuar në ekonomi, është tregues i qartë se këtij koalicioni i ka dalë afati. Çdo ditë e më shumë që vazhdon ky koalicion, i bën dëm Kosovës, dhe Kadri Veseli si Kryetar i PDK-së (partisë më të madhe në vend) mban përgjegjësi nëse lejon të fundoset edhe më shumë Kosova. Dr.Gëzim Kelmendi Kryetar i Partisë FJALA Deputet i Kuvendit të Kosovës