E hënë, Mars 16Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Autor: Partia FJALA

Partia FJALA: Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, dorëzim dhe dështim i Qeverisë së Kosovës

Partia FJALA: Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, dorëzim dhe dështim i Qeverisë së Kosovës

Lajme
Partia FJALA: Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, dorëzim dhe dështim i Qeverisë së Kosovës Partia FJALA konsideron se organizimi i Zgjedhjeve Parlamentare të Serbisë, në Republikën e Kosovës, tregon qartë dështimin dhe dorëzimin e Qeverisë së Kosovës për ta mbrojtur sovranitetin dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Nuk ka dyshim se organizimi i Zgjedhjeve Parlamentare të Serbisë paraqet shkelje të sovranitetit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe për këtë shkelje përgjegjës kryesor është Qeveria e Republikës së Kosovës e cila pranon këtë shkelje dhe dorëzohet para autotiteteve të Beogradit. Partia FJALA, Prishtinë, 24.04.2016
Partia FJALA: Urime Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova

Partia FJALA: Urime Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova

Lajme
Partia FJALA: Urime Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova Partia FJALA uron fitoren dhe suksesin e xhudisteve kosovare Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova në kampionatin europian që u mbajt në Rusi. Vendi i parë për Majlinden dhe vendi i tretë për Norën në kampionatin europian, është sukses jo vetëm për këto xhudiste, por është sukses për tërë Kosovën dhe popullin shqiptar në përgjithësi. Partia FJALA, Prishtinë, 21.04.2016
Kryetari Kelmendi: Nxënësit duhet të mësojnë mbi fenë në mënyrë institucionale | Intervistë për IndeksOnline

Kryetari Kelmendi: Nxënësit duhet të mësojnë mbi fenë në mënyrë institucionale | Intervistë për IndeksOnline

Intervista
Kryetari Kelmendi: Nxënësit duhet të mësojnë mbi fenë në mënyrë institucionale|Intervistë për IndeksOnline Propozimi për futjen e lëndës së mësimit fetar në shkollat publike të Kosovës, tash e disa vite ka mbetur i pashqyrtuar, pasi ende po debatohet rreth kësaj çështje, raporton Indeksonline. Kryetari i Partisë FJALA, Dr.Gëzim Kelmendi mendon se si model për futjen e lëndës së edukatës fetare në shkolla, duhet të merret Bashkimi Evropian. Në një prononcim për Indeksonline, Kelmendi ka thënë se modelet më të mira lidhur me këtë çështje i kanë shumica e vendeve evropiane, konkretisht Austria dhe Gjermania. “Modelet ma të mira i kanë shumica e vendeve evropiane konkretisht Austria dhe Gjermania, prandaj mendoj që Kosova dhe Shqipëria janë të vonuara pak në këtë proces por m
Kryetari Kelmendi: Mësimi mbi fenë, sipas modelit të Gjermanisë dhe Austrisë | Intervistë për Lajmi.net

Kryetari Kelmendi: Mësimi mbi fenë, sipas modelit të Gjermanisë dhe Austrisë | Intervistë për Lajmi.net

Intervista
Kryetari Kelmendi: Mësimi mbi fenë, sipas modelit të Gjermanisë dhe Austrisë | Intervistë për Lajmi.net Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë Fjala, , ka mirëpritur deklaratat e zyrtarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, që lënda e mësimit fetarë të hyjnë edhe në shkollat publike. Ndonëse ai ka mirëpritur këto deklarata, ka vlerësuar se edhe Shqipëria edhe Kosova janë vonuar në këtë aspekt, duke marr parasysh praktika e vendeve tjera të Bashkimit Europian. Debati që lënda e mësimit fetar të jetë pjesë e kutikulës shkollore është riaktualizuar në Shqipëri dhe Kosovë, pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se kjo lëndë duhet të mësohet në shkolla, siç është shprehur ai, për t’ua mësuar të rinjve fenë siç duhet dhe për t’i larguar nga grupet ekstremiste. Idenë e kr
Në përvjetorin e Betejës së Koshares Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi vizitoi varrezat e dëshmorëve (foto)

Në përvjetorin e Betejës së Koshares Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi vizitoi varrezat e dëshmorëve (foto)

Lajme
Në përvjetorin e Betejës së Koshares Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi vizitoi varrezat e dëshmorëve Në përvjetorin e Betejës së Koshares Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi vizitoi varrezat e dëshmorëve dhe u takua me familjarët e tyre. Kjo betejë që u zhvillua me 9 Prill 1999 rezultoj me thyrjen e Kufirit të Kosovës dhe Shqipërisë dhe bëri bashkimin e Shqiptarëve. Partia FJALA Prishtinë, 09.04.2016 GALERIA
Partia FJALA dënon sulmin ndaj ish-Ushtarit të UÇK-së Nysret Krasniqi

Partia FJALA dënon sulmin ndaj ish-Ushtarit të UÇK-së Nysret Krasniqi

Lajme
Partia FJALA dënon sulmin ndaj ish-Ushtarit të UÇK-së Nysret Krasniqi Partia FJALA dënon fuqishëm sulmin fizik që ndodhi dje ndaj ish-Ushtarit të UÇK-së Nysret Krasniqi, që njëherit ishte edhe pjesëtar i njësisë speciale në Kuadër të UÇK-së. Nysret Krasniqi ka luftuar për Kosovën dhe ka dhënë shumë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, prandaj sulmi ndaj tij, është sulm ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është sulm mbi gjithë ata që luftuan për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Njëherit kërkojmë nga institucionet e drejtësisë të ju japin dënimin e merituar sulmuesve të këtij ushtari dhe këtij burri të madh. Prishtinë, 07.04.2016