Arian Agushi - Gold Ag na bashkohet me Partinë FJALA
Të nderuar qytetarë,
Arian Agushi - Gold Ag bashkohet me Partinë FJALA.
Bashkimi i Gold Ag me FJALËN do të ndihmoj edhe më shumë në rrugëtimin tonë të ri për një Kosovë të pastër nga krimi dhe korrupsioni.
Partia FJALA
Prishtinë, 15.07.2015
FJALA përshëndet vendimin e Parlamentit Europian
Partia FJALA përshëndet vendimin e Parlamentit Europian që miratoi Rezolutën për Gjenocidin e kryer në Srebrenicë nga forcat serbe të udhëhequra nga Ratko Mladiq
Njëherit, Partia FJALA shpreh zhgënjimin që dje në OKB Rezoluta për Gjenocidin e kryer në Srebrenicë nuk kaloi me pengesën që bëri Rusia përmes vetos së saj.
Vendimi i sotëm në Parlamentin Europian, është tregues i qartë se drejtësia duhet të ngadhnjejë dhe krimet e bëra duhet të dënohen, dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar.
Partia FJALA,
Prishtinë, 09.07.2015
Partia FJALA shtrihet suksesshëm edhe në Ferizaj
Mbrëmë Deputeti i Kuvendit të Kosovës Gëzim Kelmendi ka qëndruar në Ferizaj ku ishte i ftuar në Iftarin e organizuar nga këshilli organizativ i Partisë FJALA në Ferizaj i kryesuar nga Ing.Bujar Ademi.
Në takim kanë biseduar rreth zgjerimit të Partisë FJALA dhe caktimit të datës për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor të degës FJALA në Ferizaj.
Deputeti bën publik numrin e tel. me qëllim që Partia FJALA të jetë më e hapur për gjithë
Prishtinë | 28 Qershor 2015 | Partia FJALA
Të nderuar qytetarë,
Me qëllim që Partia "FJALA" të jetë më afër dhe më e hapur për gjithë ata që dëshirojnë të bashkohen në rrugëtimin e ri për një Kosovë të pastër nga krimi dhe korrupsioni, Deputeti i Kuvendit të Kosovës bën publik numrin e tij përsonal të tel. me qëllim të kontaktit të drejtpërdrejtë me të.
Ky është numri i tij: 044282698.
Me respekt, Partia FJALA
Shpalosja e partisë FJALA në emisionin Rrokum Rroll në Rrokum TV
Prishtinë | 19 Qershor 2015 | Partia FJALA
Mysafir në Rrokum Tv ishte deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës njëherit themelues i Partisë Fjala, Dr.Gëzim Kelmendi.
FJALA uron Muajin e Bekuar të Ramazanit
Fjala uron të gjithë qytetarët e besimit islam për Muajin e Bekuar të Ramazanit, Muajin e sakrificës dhe begatisë,solidarizimit dhe humanitetit.
Kemi nderin dhe kënaqësinë e veçantë, të ju urojmë fillimin e Muajit të Bekuar të Ramazanit të gjithë qytetarëve të besimit islam të Kosovës".
Urojmë dhe lutemi që në këtë muaj ZOTI të na forcojë dhe bashkojë, ngase vetëm të bashkuar mund të përballojmë stuhi të ndryshme.
Shpresojmë qe ky Muaj të ju shërbej të gjithë qytetarëve të Kosovës, në ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit me njëri tjetrin, të jemi sa më human me ata që kanë nevojë dhe të rrugëtojmë të gjithë bashkë drejt sukseseve të reja për një Kosovë më të mirë.
Po ashtu në këtë Muaj të Bekuar lusim Zotin të i bekoi të gjit
FJALA shtrihet edhe në Zvicër
Zvicër | 13 Qershor 2015 | Partia FJALA
Të shtunën deputeti i Kuvendit tē Kosovës dhe njëri ndër themeluesit e Partisë "Fjala", Gëzim Kelmendi ka qëndruar në Zvicër ku edhe ka themeluar strukturat e Partisë Fjala.
Në këtë takim është marr vendim që brenda një periudhe të shkurtër të formohet Dega e Fjalës në Zvicër dhe nëndegët e saj.
Shpalosja e partisë FJALA në emisionin Interaktiv KTV
Prishtinë | 12 Qershor 2015 | Partia FJALA
Mysafir në Interaktiv ishte deputeti i pavarir i Kuvendit të Kosovës niherit themelues i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi.