Kelmendi: Ishte vullneti i qytetarëve që të mos jem deputet
Fjalimi i kryetarit të Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi në iftarin tradicional të organizuar nga Hoxhë Mazllam Mazllami me 20.04.2022 në Prizren.
Kliko në linkun e kaltërt për të parë videon
Kelmendi për punësimet VV-së në KEK: " kush e keshë, e veshë"
Një fjali e urtë popullore thotë: "kush e keshë, e veshë"!
Vetëvendosje e kishte "keshë" shumë në të kaluarën KEK-un, ndërsa tani po e "veshë" KEK-un me familjarë dhe militant.
Uzurpimi i vendeve të punës në KEK me familjarë dhe militant të VV-së, është dëshmi se VV-ja nuk dallon nga qeveritë e kaluara.
Gëzim Kelmendi
FJALA uron Muajin e Bekuar të Ramazanit
Me respektin, dashurinë dhe kënaqësinë e veçantë, ju urojmë Muajin e Bekuar të Ramazanit të gjithë qytetarëve të besimit islam të Kosovës”.
Urojmë dhe lutemi që në këtë muaj ZOTI i Lartësuar të na forcojë dhe bashkojë, ngase vetëm të bashkuar mund të përballojmë sfida dhe vështirësi të ndryshme.
Shpresojmë qe ky muaj të na shërbej të gjithë qytetarëve të Kosovës, në ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit me njëri tjetrin, të jemi sa më human me ata që kanë nevojë dhe të rrugëtojmë të gjithë sëbashku drejt sukseseve të reja për një shtet ku sundon drejtësia dhe harmonia.
Po ashtu në këtë muaj të Bekuar lusim ZOTIN e Madhëruar të i bekoi të gjithë dëshmorët, familjet e tyre si dhe gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën për lirinë dhe pavarësinë
Musa Krasniqi mysafir emisionin INFO D në DTV
Të nderuar qytetarë, ky është emisioni ''INFO D'' në DTV ku u diskutuan temat aktuale në vend, i ftuar ishte anëtari i kryesisë Musa Krasnqi i cili është magjistër në komunikimin ndërkombëtar.
Ju ftojmë të ndiqni.
CREDITS: DTV, INFO D
Kliko në linkun e kaltërt për të parë videon
Kelmendi: Pse Erdogani po e thërret Vjosën dhe jo Albinin?!
Çka ka more presidenti Erdogan që veç Vjosën po e thërret, e Albinin jo?!
Mos vallë ai e njeh Albinin ma mirë se që e njohin vet qytetarët Kosovës?
Apo mos i ka mbetë hatri Erdoganit që Albini i kishte thënë autokrat?
Apo Erdogani dëshiron ta respektoj një parim të tij që kishte thënë: " njerëzit jobesimtarë nuk i duhen vendit me udhëheq"?
Gëzim Kelmendi
Qeverisë Kurti
Shkruan: Avni Çakmaku - Magjistër i Sociologjisë
Në të gjithë botën qeverit zgjedhën që ta menaxhojnë me nikoqirllëk jetën socioekonomike të qytetarëve të tyre. Qeverisjet e deri tanishme në kosovë pa përjashtim, qeverisjen e kishin kuptuar privilegj, abuzim, keqpërdorim deri në nivel të krimit me komoditetin e mos përgjegjësisë ligjore.
Qeveria gjermane si një shtet me vlera demokratike përkundër një qëndrimi të përgjithshëm të denimit të agresionit rus ndaj ukrainës tërhiqet nga implementimi i sanksioneve të përgjithshme vetëm e vetëm për shkak të mbrojtjës së mirqenjes të qytetarve të vet dhe kjo e dëshmon që përzgjedhja e qytetarve se kujt ti ja japin besimin për të qeverisur ka qenë e qëlluar.
E ne? Po duket se kutin e vlersimit sa i përket përzgjedhjes
Rreth krizës së fundit nga organizatat monopolizuese
Shkruan: Musa Krasniqi - Magjistër në komunikim ndërkombëtar
Ka shumë për të thënë në lidhje me krizën, apo më mirë të themi, kaosin e çmimeve të këtyre ditëve të fundit në vendin tonë.
Po e filloj me fjalinë e hoxhës sonë nga Shqipëria, Mustafa Tërniqi ku thotë: “Populli nuk voton për të dëgjuar justifikimet pse po rriten çmimet, por ai voton që njerëzit e votuar të gjejnë zgjidhje në situata të tilla”.
Pastaj vazhdojmë më fjalën e Muhamedit alejhisselam:
“Kush bën monopol është prej gabimtarëve”.
Monopoli shkakton një numër sëmundjesh ekonomike dhe sociale, siç është papunësia, inflacioni, depresioni, mitmarrja, hipokrizia, vjedhja, mashtrimi etj.
Për të dalë nga kriza në të cilën kemi rënë si shtet, u bëjmë thirrje pol
FJALA : Epopeja e UÇK na kujton sakrificën e Familjes Jashari për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës
Partia FJALA kujton me respekt dhe krenari veprat dhe sakrificën e Familjes Jashari në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari që luftuan dhe u sakrifikuan për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
Jeta dhe vepra e tyre duhet të jenë shembulltyrë për gjithë neve dhe gjithë brezat që do të vijnë.
Ata kanë bërë atë çka askush deri më tash nuk ka bërë, ata e deshën Kosovën më shumë se jetën.
Dhe ne duke i dashur dhe nderuar ata, do ta duam dhe do ta nderojmë Kosovën.
Partia FJALA,
Prishtinë, 05.03.2022