E diel, Mars 15Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Autor: Partia FJALA

FJALA uron 28 Nëntorin

FJALA uron 28 Nëntorin

Lajme
FJALA uron 28 Nëntorin Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntorin, FJALA uron të gjithë qytetarët në gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë. Kjo ditë na kujton sakrificën e atyre burrave të mëdhenj, motrave dhe nënave shqiptare që luftuan dhe nuk kursyen asgjë që Shqipëria dhe Kosova të shpallin pavarësinë. Por që me 28 Nëntor për arsye të ndryshme dhe të njohura, vetëm Shqipëria arriti ta shpall pavarësinë. Shpallja e pavarësisë ishte një rrugëtim i vështirë dhe i udhëhequr nga burra të mëdhenj si Ismail Qemali dhe Isa Boletini. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë rezultoi me një agresion të vendeve fqinjë si Serbia dhe Mali i zi që synonin pushtimin e trevave shqiptare, por trimat shqiptar të udhëhequr nga Komandanti i tyre Isa Boletini, luftuan dhe
Blerim Kajtazi – OSI,  ndër shtyllat kryesore të Partisë FJALA

Blerim Kajtazi – OSI, ndër shtyllat kryesore të Partisë FJALA

Lajme
Blerim Kajtazi-OSI Burrat si Blerimi, janë të rrallë në Kosovë. Kur vatani ishte në luftë, Blerimi iu përgjigj kushtrimit dhe erdhi nga Gjermania për të luftuar për Kosovën. Në luftë si pjesëtar i UÇK-së ishte i njohur me pseudonimin “OSI”. Me ndihmën e ZOTIT pastaj me luftën e Blerimit dhe shokëve të tij, Kosova fitoi lirinë dhe pavarësinë. Por, Blerimi kurrë nuk u ndal së kontribuari për Kosovën. Si një patriot i shkolluar, jurist me profesion, Blerimi zgjodhi partinë FJALA që ta ndihmoi Kosovën. Unë përsonalisht si kryetar i Partisë Fjala, ndjehem i nderuar që kam Blerimin për krah në këtë kauzë të gjatë dhe plot sfida. Gëzim Kelmendi  
Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi, konfirmon pjesëmarrjen e Partisë FJALA në zgjedhjet e jashtëzakonshme

Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi, konfirmon pjesëmarrjen e Partisë FJALA në zgjedhjet e jashtëzakonshme

Uncategorized
Kryetari i Partisë FJALA Dr. Gëzim Kelmendi, konfirmon pjesëmarrjen e Partisë FJALA në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në dhjetor dhe fton të gjithë ata që e mbështesin frymën konservatore të i bashkohen FJALËS:   Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Jemi dëshmitarë që sot zyrtarisht është shpërndarë Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe vendi do të shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në muajin dhjetor. Ne Partia FJALA të vendosur dhe të përkushtuar për të mirën e shtetit tonë dhe qytetarëve tanë, edhe në këto zgjedhje do të garojmë dhe do të jemi një alternativë për qytetarët e vendit tonë. Ne Partia FJALA ftojmë të na bashkohen të gjithë ata që e mbështesin frymën konservatore, që ia duan të mirën Kosovës dhe qytetarëve të k
Reagon kryetari Dr.Gëzim Kelmendi: Nuk ka askush të drejtë ta fyej dhe atakoi Fenë Islame!

Reagon kryetari Dr.Gëzim Kelmendi: Nuk ka askush të drejtë ta fyej dhe atakoi Fenë Islame!

Lajme
Nuk ka askush të drejtë ta fyej dhe atakoi Fenë Islame! Deklaratat e ish-gjyqtarit Kadri Kryeziut dhe ish ministrit Arsim Bajramit në një “konferencë” të një organizate që nuk ia vlenë as emrin me ia përmend, janë deklarata të dënueshme me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, nenin 147: nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik. Deklaratat e tyre atakojnë dhe fyejnë drejtëpërdrejtë Fenë Islame në Kosovë. Ata të lartëcekurit në fjalimet e tyre në atë “konferencë” kanë fyer dhe atakuar drejtëprdrejtë disa herë Fenë Islame. Presidentja, Kryeministri, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia dhe Prokuroria e Kosovës, nuk duhet të heshtin përballë sulmeve ndaj Fesë Islame në Kosovë! Gëzim Kelmendi
Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi  falënderon Sirinë për njohjen e Kosovës

Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi falënderon Sirinë për njohjen e Kosovës

Lajme
Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi falënderon Sirinë për njohjen e Kosovës Urime Kosovë, faleminderit Siri. Siria njejtë sikur Egjipti, e njohu Kosovën sapo fitoi lirinë. InshaALLAH edhe Palestina shpejtë e fiton lirinë dhe pastaj do ta njohë vendin tonë të dashur, Kosovën. P.s. Egjipti e ka njohur Kosovën në kohën e Muhamed Mursit. Gëzim Kelmendi