Debat Pernime – Vetingu dhe lufta kundër korrupsionit – Premtimet e partisë ‘Fjala’
Partia Fjala: Lufta kundër korrupsionit nis nga edukimi fetar dhe reformat ligjore
Në ‘Debat Përnime’ për zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2026, përfaqësuesit e partisë Fjala prezantuan prioritetet e tyre në sundimin e ligjit dhe reformën në drejtësi, duke vënë theksin te vetingu dhe lufta kundër korrupsionit.
Kryetari i partisë, Gëzim Kelmendi, tha se drejtësia në Kosovë vazhdon të jetë e ndikuar nga politika dhe nepotizmi.
“Jemi dëshmitarë që në këto 26 vite pas luftës punësimet në sektorin publik, në pjesën dominante, kanë ndodhur për shkak të nepotizmit dhe lidhjeve politike”, – deklaroi ai.
Ai theksoi se partia Fjala e sheh sundimin e ligjit si shtyllë kryesore të programit.
“Pjesë kryesore dhe shtyllë kryesore e programit politik të partisë Fjala është sundimi i dr





