Kelmendi: Shqipëria po rënkon, Albin Kurti gota cakërron
Kelmendi: Shqipëria po rënkon, Albin Kurti gota cakërron
Kryetari i Partisë FJALA Gëzim Kelmendi ka thënë se politikanët kosovarë do të duhej të ndjenin më shumë gjendjen në Shqipëri.
Shkrimi i plotë:
Shqipëria po rënkon, shqipëtarët po qajnë, po luten dhe po vuajnë nga pasojat e tërmeteve të sotme, ndërsa kandidati për kryeministër të Kosovës Albin Kurti cakërron gotat në manifestimin e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë me rastin e 107 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë manifestim morrën pjesë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ministri i jashtëm Behxhet Pacolli dhe të tjerë.
Por për këta të fundit nuk e di a kanë cakërruar gotat a jo?!
Kjo vërtetë është e rëndë dhe e ulët, me cakërru gota në ditën e tragjedisë kombëtare!
I nderua






