E mërkurë, Dhjetor 17FAJAL do garoj vetëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe mban numrin 114

Fjalimet e Kryetarit në Kuvendin e Kosovës

Dr.Gëzim Kelmendi: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për barazi gjinore

Dr.Gëzim Kelmendi: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për barazi gjinore

Fjalimet e Kryetarit në Kuvendin e Kosovës
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për barazi gjinore Prishtinë | 6 Maj 2015 | Kuvendi i Kosovës Në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni Funksional e ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit ia ka paraqitur raportin me rekomandime për shqyrtim dhe miratim në parim. GËZIM KELMENDI: Faleminderit, zoti kryesues! I nderuar kryeministër, Ministra të nderuar, Kolegë deputetë të nderuar, Ky projektligj, i cili është i titulluar si “Projektligji për barazi gjinore” është, mendoj që ndër projektligjet më të rëndësishme në sistemin legjislativ të Kosovës, për faktin se flet për gjininë femërore e në parim gjinia femërore është gjysma e popullatës së Kosovës dhe, me rolin që ka në edukimin e brezave të ri, atëherë mund të themi lirisht se është tërë popullata e K
Dr.Gëzim Kelmendi: Debat parlamentar lidhur me gjendjen e arsimit në Luginën e Preshevës

Dr.Gëzim Kelmendi: Debat parlamentar lidhur me gjendjen e arsimit në Luginën e Preshevës

Fjalimet e Kryetarit në Kuvendin e Kosovës
Debat parlamentar lidhur me gjendjen e arsimit në Luginën e Preshevës Prishtinë | 6 Maj 2015 | Kuvendi i Kosovës Debat parlamentar lidhur me gjendjen e arsimit në Luginën e Preshevës, sipas kërkesës së deputetit Nait Hasani, mbështetur edhe nga gjashtë deputetë tjerë Deputeti Nait Hasani dhe gjashtë deputetë të tjerë nënshkrues në bazë të nenit 15, pika 8 e Rregullores së Kuvendit, ka kërkuar mbajtjen e një debati parlamentar lidhur me gjendjen e arsimit në Luginën e Preshevës, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. GËZIM KELMENDI: Faleminderit, i nderuar kryesues! Të nderuar kolegë deputetë, Unë mendoj që, fatkeqësisht, e kemi të njëjtën klimë të debatit si të ditës së djeshme, për të cilën gjithashtu shpreha edhe mendimin tim dhe pakënaqësinë time, fillimisht nga ne
Dr..Gëzim Kelmendi: Interpelanca e kryeministrit të Kosovës, z. Isa Mustafa

Dr..Gëzim Kelmendi: Interpelanca e kryeministrit të Kosovës, z. Isa Mustafa

Fjalimet e Kryetarit në Kuvendin e Kosovës
Interpelanca e kryeministrit të Kosovës, z. Isa Mustafa për përgjegjësinë kushtetuese të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale, të propozuar nga GP “Vetëvendosje” Prishtinë | 27 Mars 2015 | Kuvendi i Kosovës Seanca plenare KRYESUESI: Ftojmë Deputetin e pavarur të Republikës së Kosovës Gëzim Kelmendi GËZIM KELMENDI: Faleminderit, i nderuar kryesues! I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Kolege deputete dhe kolegë deputetë të nderuar, Në këtë debat i cili po vazhdon nga dita e djeshme, përveç se kemi të debatojmë, po debatojmë dhe për 100 – ditëshin e punës së kryeministrit Mustafa, e kemi edhe fushën tjetër të cilën dje kryeministri e paraqiti, edhe programin qeverisës gjatë këtij mandati. Por, para se të ndalem, qoft
Dr.Gëzim Kelmendi: Debat parlamentar për Radiotelevizionin e Kosovës

Dr.Gëzim Kelmendi: Debat parlamentar për Radiotelevizionin e Kosovës

Fjalimet e Kryetarit në Kuvendin e Kosovës
Debat parlamentar për Radiotelevizionin e Kosovës Prishtinë | 26 Mars 2015 | Kuvendi i Kosovës GËZIM KELMENDI: Fillimisht, kryesues, para se ta marrë fjalën, veç të lutem ma sqaroni një dilemë, a nuk po ju del aty në monitorin tuaj që nuk e kam shtypur sustën, apo kërkohet prej meje që unë ta ndërroj qasjen e diskutimit. Ma sqaro këtë çështje, a ju ka dalë emri im aty? KRYESUESI: Jo, jo! Unë, përkundrazi, ku ta marr të kem qasje individuale, por mendimin thuaje lirisht. GËZIM KELMENDI: Të lutem veç sqaroma këtë dilemë se edhe paradite e patëm këtë problem të njëjtin, a po del emri im në monitor? Mos është ndonjë gabim teknik? KRYESUESI: Zotëri, kur flasin grupet parlamentare është situatë tjetër, këta shpeshherë edhe po harrojnë, po paraqiten vonë, tani thonë nuk
Dr.Gëzim Kelmendi: Debat parlamentar lidhur me migrimin ilegal të qytetarëve të Kosovës

Dr.Gëzim Kelmendi: Debat parlamentar lidhur me migrimin ilegal të qytetarëve të Kosovës

Fjalimet e Kryetarit në Kuvendin e Kosovës
Debat parlamentar lidhur me migrimin ilegal të qytetarëve të Kosovës Prishtinë | 26 Janar 2015 | Kuvendi i Kosovës Seanca plenare rreth Migrimit ilegal Debat parlamentar lidhur me migrimin ilegal të qytetarëve të Kosovës 26.01.2015 GËZIM KELMENDI: Faleminderit, i nderuar kryesues! Të nderuar ministra, Kolegë dhe kolege deputetë të nderuar, Tema për të cilën po flasim sot, e cila në fakt është pasojë e shumë shkaqeve që ndodhin në Kosovë dhe që ka të bëjë me migrimin, unë mendoj që nuk është një temë apo një fenomen i panjohur në shtetin tonë. Edhe pse këtu në shkresën që e kemi marrë nga Sekretaria, kërkesa është bërë që debati të jetë debat parlamentar për migrimin ilegal. Ne të gjithë jemi koshientë e të vetëdijshëm se nuk kemi të bëjmë me migrim ilega
Dr.Gëzim Kelmendi: Shqyrtimi i Projektligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura

Dr.Gëzim Kelmendi: Shqyrtimi i Projektligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura

Fjalimet e Kryetarit në Kuvendin e Kosovës
Shqyrtimi i Projektligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura Prishtinë | 23 Mars 2015 | Kuvendi i Kosovës Seanca plenare rreth Shqyrtimit të parë të Projektligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura GËZIM KELMENDI: Faleminderit, i nderuar kryesues! Të nderuar ministra, Të nderuar kolegë deputetë, Ky projektligj për të cilin ne sot debatojmë këtu pa dyshim se të gjithë jemi koshientë dhe të vetëdijshëm se qëllimin e tij ka të bëjë me parandalimin e shkuarjes së qytetarëve të Kosovës në luftëra jashtë vendit. Por, unë mendoj që ne si shtet, si Kuvend i Kosovës, jemi të vonuar në këtë pikë, e në veçanti edhe Qeveria është e vonuar, ngase e kemi pasur një mundësi që kjo të zgjidhet qysh vitin e kaluar. Të mos harrojmë nga përvoja që kemi
Dr.Gëzim Kelmendi: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Dr.Gëzim Kelmendi: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Fjalimet e Kryetarit në Kuvendin e Kosovës
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës Prishtinë | 8 Dhjetor 2014 | Kuvendi i Kosovës Fjalimi në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës me datë 08.12.2014 GËZIM KELMENDI: Faleminderit, i nderuar kryesues! Të nderuar ambasadorë të vendevetë ndryshme, E nderuara zonja Lunaçek, Të nderuar kolegë deputete dhe deputetë, Përfaqësues të medieve, Fillimisht dua të uroj për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e institucioneve si derë hyrëse për formimin e Qeverisë, edhe pse vetë personalisht kam votuar kundër, ngase qëndrimet e mia tashmë vetëm i dini. Jam deklaruar kundër, për faktin se nuk jam as pjesë e grupit parlamentar. Edhe në të ardhmen do të veproj si deputet i pavarur. Por, ajo çka më intrigoi dhe më shtyri të flas para juve sonte, pa dashur
Koha për pyetje parlamentare, replika me deputetët rreth gjendjës aktuale në QKU

Koha për pyetje parlamentare, replika me deputetët rreth gjendjës aktuale në QKU

Fjalimet e Kryetarit në Kuvendin e Kosovës
Koha për pyetje parlamentare, replika me deputetët rreth gjendjës aktuale në QKU Prishtinë | 10 Prill 2014 | Kuvendi i Kosovës Koha për pyetje parlamentare Replika me deputetët rreth gjendjës aktuale në QKU GËZIM KELMENDI: Faleminderit, I nderuar kryetar! Të nderuar ministra, Kolegë deputetë, Pa dyshim që u fol shumë për shëndetësinë sot. Edhe mua më takon të flas për shëndetësinë, ashtu siç edhe e kishim në plan. Gjendja në shëndetësi, unë them që nuk është shumë e mirë, por dukshëm më e mirë se në të kaluarën se në të kaluarën sikur të ishte një interesim për shëndetësinë sikur që sot u ngrit këtu, do t’i kishim punët më mirë. Asnjë qeveri, po flas partive të mëdha konkretisht prej deputetëve që e ngritën fjalën kurrë nuk i kanë vendos prioritet shëndetësinë