E hënë, Shkurt 23Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Fjalimet e Kryetarit në Kuvendin e Kosovës

Dr.Gëzim Kelmendi: Debat parlamentar lidhur me zhvillimet në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”

Dr.Gëzim Kelmendi: Debat parlamentar lidhur me zhvillimet në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”

Fjalimet e Kryetarit në Kuvendin e Kosovës
Debat parlamentar lidhur me zhvillimet në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” Prishtinë | 1 Shkurt 2014 | Kuvendi i Kosovës Korrupsioni dhe arrestimet në Universitetin e Prishtinës GËZIM KELMENDI: Faleminderit, i nderuar kryesues! Të nderuar ministra, Kolegë deputetë të nderuar, Padyshim që debati për universitetin është një debat i cili ka ngjallur kureshtjen jo veç të neve këtu, por gjithë opinionit kosovar dhe institucioni fatkeqësisht i cili është përgjegjës për prodhimin e kuadrove të reja, të cilat në të ardhmen do të udhëheqin me Kosovën, është implikuar në korrupsion dhe skandale të ndryshme. Shumë herë është përmendur se nuk është mirë të politizohet çështja e këtyre problemeve në Universitetin e Prishtinës, por fatkeqësisht vetë universiteti ësht
Gëzim Kelmendi: Debat parlamentar, lidhur me shpenzimin e fondeve publike nga Qeveria e Kosovës

Gëzim Kelmendi: Debat parlamentar, lidhur me shpenzimin e fondeve publike nga Qeveria e Kosovës

Fjalimet e Kryetarit në Kuvendin e Kosovës
Debat parlamentar, lidhur me shpenzimin e fondeve publike nga Qeveria e Kosovës Prishtinë | 17 Tetor 2012 | Kuvendi i Kosovës Debati parlamentar, me kërkesën e deputetes Alma Lama, lidhur me shpenzimin e fondeve publike nga Qeveria e Kosovës, ka qenë i radhitur në mbledhjen plenare të mbajtur më 12 tetor 2012, por në mungesë të kuorumit seanca i ka ndërprerë punimet dhe me propozim të Kryesisë është caktuar seanca ose mbledhja për sot. GËZIM KELMENDI: Faleminderit! I nderuar kryesues, Të nderuar ministra, Kolegë deputetë, të nderuar, Ky debat, do të thotë, për keqpërdorimin e parasë publike nga ana e Qeverisë, padyshim se është një debat i njëanshëm edhe politik, po shihet qartë për faktin se ne si shoqëri jemi të vetëdijshëm që për një kohë shumë të shkurtër, për të
Gëzim Kelmendi: Koha për deklarime jashtë rendit të ditës, replika me Gratë Deputete rreth Imamit Irfan Salihu

Gëzim Kelmendi: Koha për deklarime jashtë rendit të ditës, replika me Gratë Deputete rreth Imamit Irfan Salihu

Fjalimet e Kryetarit në Kuvendin e Kosovës
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës, replika me Gratë Deputete rreth Imamit Irfan Salihu Prishtinë | 6 Qershor 2013 | Kuvendi i Kosovës Koha për deklarime jashtë rendit të ditës Replika me Gratë Deputete rreth Imamit Irfan Salihu GËZIM KELMENDI: Faleminderit, I nderuar kryetar! I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, Padyshim që në situatën në të cilën po kalon Kosova në vazhdimësitë e ratifikimit të marrëveshjeve me Serbinë dhe arrestimet e fundit të komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk është e rastësishme kjo çka po ndodh. Sa u përmend tash këtu edhe kjo video e hoxhës së nderuar Irfan Salihut, e cila për ta analizuar të saktë nuk duhet marrë një fragment i kësaj ligjërate, por duhet në tërësi të dëgjohet dhe të kuptohet a është fye
Dr.Gëzim Kelmendi: Debat për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit

Dr.Gëzim Kelmendi: Debat për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit

Fjalimet e Kryetarit në Kuvendin e Kosovës
Debat për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit Prishtinë | 30 Maj 2013 | Kuvendi i Kosovës Për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit duhet të angazhohen dhe kujdesen jo vetëm Kosova,por edhe Shqipëria dhe Maqedonia (këtu në Maqedoni shqiptarët janë faktor dhe pjesë e Qeverisë). Gjithashtu faktori ndërkombëtar duhet të i bëj presion Qeverisë së Serbisë që kjo të i respektoj të drejtat e shqiptarëve dhe te iu mundësoj përfaqësim në institucione shtetërore dhe politike ashtu si janë serbët e Kosovës në Kosovë. Përndryshe, nëse shqiptarët vazhdojnë të diskriminiohen në këtë anë ,atëherë bashkimi i shqiptarëve në një shtet të vetëm nuk duhet të jet alternativë por imperativ. (ky tekst është i shkëputur nga fjalimi im në seancën e djeshme të Kuvendit të Ko
Dr.Gëzim Kelmendi: Ratifikimi i vendimeve të Qeverisë, për themelimin e universiteteve publike në Gjakovë, Gjilan dhe në Mitrovicë

Dr.Gëzim Kelmendi: Ratifikimi i vendimeve të Qeverisë, për themelimin e universiteteve publike në Gjakovë, Gjilan dhe në Mitrovicë

Fjalimet e Kryetarit në Kuvendin e Kosovës
Ratifikimi i vendimeve të Qeverisë, për themelimin e universiteteve publike në Gjakovë, Gjilan dhe në Mitrovicë Prishtinë | 30 Maj 2013 | Kuvendi i Kosovës Ratifikimi i vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për themelimin e universiteteve publike në Gjakovë, në Gjilan dhe në Mitrovicë, si institucione publike të arsimit të lartë GËZIM KELMENDI: Faleminderit, I nderuar kryetar! I nderuar kryeministër, ministra të nderuar, Deputetë të nderuar, Vendimi për themelimin e universiteteve të reja padyshim që i ka edhe anët pozitive dhe negative. Por, unë uroj dhe jam optimist që ky vendim për hapjen e universiteteve të reja publike, le të jetë si motiv shtesë për mbylljen e fakulteteve apo si quhen sot kolegjeve private, ngase prej momentit kur kanë hapur, lulëzua
Dr.Gëzim Kelmendi: Interpelanca e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,  z.Ramë Buja, lidhur me çështjen e arsimit në Kosovë

Dr.Gëzim Kelmendi: Interpelanca e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, lidhur me çështjen e arsimit në Kosovë

Fjalimet e Kryetarit në Kuvendin e Kosovës
Interpelanca e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, lidhur me çështjen e arsimit në Kosovë Prishtinë | 02 Maj 2013 | Kuvendi i Kosovës GËZIM KELMENDI: Faleminderit, kryetar! I nderuar kryetar, I nderuar ministër, Të nderuar deputetë, Përkufizimi i drogës si dukuri negative, mendoj se nuk është përkufizim adekuat për faktin se nëse merren parasysh pasojat që vijnë nga përdorimi i drogës, atëherë nuk mund të gjejmë ndonjë term adekuat që ta definojmë konkretisht drogën, megjithatë pasojat janë shumë të rënda dhe shumë katastrofale dhe shpeshherë edhe fatale për jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Është mjaft shqetësues fakti që për një kohë shumë të shkurtër përdorimi i substancave narkotike, konkretisht edhe drogës, në fjalori popullo
Dr.Gëzim Kelmendi: Koha për deklarime jashtë rendit të ditës – Vrasjet në Komunën e Pejës

Dr.Gëzim Kelmendi: Koha për deklarime jashtë rendit të ditës – Vrasjet në Komunën e Pejës

Fjalimet e Kryetarit në Kuvendin e Kosovës
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës – Vrasjet në Komunën e Pejës Prishtinë | 18 Prill 2013 | Kuvendi i Kosovës GËZIM KELMENDI: Falemnderit! I nderuar kryetar, I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë dhe kolege, Dje, padyshim që gjatë seancës në të cilën u debatua për veriun, shumë nga ne, në mesin e tyre edhe unë përmendëm se si bandat kriminale serbe, grupet e organizuara kriminale po i terrorizojnë shqiptarët në veri të Mitrovicës, për qëllime tashmë të njohura të tyre, qoftë për pastrim etnik apo për dëbim të shqiptarëve, ndërsa atë çka dua të them sot është se me keqardhje në Kosovë, prej pas luftës nuk kemi të bëjmë vetëm me banda kriminale serbe, por kemi të bëjmë edhe me grupe apo banda kriminale të organizuara shqiptare. Qe 13 vjet pas luftës po
Dr.Gëzim Kelmendi: Shqyrtimi i Projektligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së

Dr.Gëzim Kelmendi: Shqyrtimi i Projektligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së

Fjalimet e Kryetarit në Kuvendin e Kosovës
Shqyrtimi i Projektligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së Prishtinë | 14 Mars 2013 | Kuvendi i Kosovës Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit numër 04/L – 054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe për familjarët e tyre KRYETARI: Në emër të Koalicionit për Kosovë të Re, Gëzim Kelmendi e ka fjalën. GËZIM KELMENDI: Faleminderit, I nderuar kryetar! I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, Projektligji, i cili ka ardhur në procesim në Kuvendin e Kosovës, pa dyshim se I trajton kategoritë më të ndjeshme të vendit tonë, njëkohësisht edhe kategorinë e cila e ka dhënë kontributin