Dr.Gëzim Kelmendi: Në ditën e Pavarësisë duhet të përmendet Adem Jashari, jo Rita Ora e Dua Lipa
Dr.Gëzim Kelmendi: Në ditën e Pavarësisë duhet të përmendet Adem Jashari, jo Rita Ora e Dua Lipa
Prishtinë, 17.01.2018
Dr.Gëzim Kelmendi ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Debat D+”, në RTV Dukagjini.
Mes të tjerash, ai ka komentuar edhe përgatitjet që po bëhen për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, e cila kremtohet më 17 shkurt.
Ardhja e Rita Orës për këtë datë është një tjetër ngjarje shumë e diskutuar në media, të cilën Kelmendi e kritikoi për ekzagjerimin që i është bërë.
Ai tha se në vend se Kosova të krenohet me Adem Jasharin, po krenohet me Rita Orën dhe Dua Lipën, dy ambasadoret e njohura shqiptare që kanë arritur famë në tregun ndërkombëtar.
“Liderët politikë krejt meritat i kanë fshirë se kush ka punuar për Kosovën. Dmth Kosova është krenu me Dua Lipën






