Konferenca e FJALËS: Izolimi i Kosovës
Konferenca e FJALËS: Izolimi i Kosovës
Prishtinë, 30.01.2018
Prezentuan:
Fatlum Krasniqi - Jurist,
Sali Kabashi - Magjistër i Historisë
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
të nderuar përfaqësues të mediave,
Ne FJALA shprehim shqetësimin tonë të thellë për izolimin e Republikës së Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare.
Ky izolim është pasojë e politikës së gabuar të institucioneve kryesore të vendit tonë, Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë.
Ne mendojmë që mungesa e sundimit të ligjit, dhe shkalla e lartë e krimit të organizuar dhe korrupsionit i kanë kontribuar në masë të madhe këtij izolimi që edhe kjo qeveri si të gjitha qeveritë e deritanishme po tregohen të pafuqishme.
Këtij izolimi të Kosovës po i kontribon edhe opozita konkretisht VV-ja dhe LDK-ja, e që






