Dr.Gëzim Kelmendi reagon fuqishëm rreth rritjeve të meditjeve për deputetët
Dr.Gëzim Kelmendi reagon fuqishëm rreth rritjeve të meditjeve për deputetët
Prishtinë (04.01.2017)
Rritja e meditjeve të deputetëve, turpi i vitit 2017
Vendimi i marr nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që të dyfishohen meditjet e deputetëve për pjesëmarrje në seanca parlamentare, është turpi i vitit 2017.
Është e turpshme dhe ofenduese kjo rritje dhe ky luks për politikanët e Kosovës, përderisa qytetarët e Kosovës janë të fundosur në ujërat e varfërisë dhe mospërspektivës.
Unë si deputet i Kuvendit të Kosovës, mandatin e kaluar kam kundërshtuar, por edhe këtë mandat do ta kundërshtoj fuqishëm rritjen e meditjeve.
Jam për popullin, jam kundër luksit politik.
Gëzim Kelmendi
Kryetar i Partisë FJALA






