Dr.Gëzim Kelmendi: PDK-ja do t’ia jap ‘shqelmin e fundit’ kësaj Qeverie | Intervistë për portalin Indeksonline
Dr.Gëzim Kelmendi: PDK-ja do t’ia jap ‘shqelmin e fundit’ kësaj Qeverie | Intervistë për portalin Indeksonline
Prishtinë, 05.05.2017
Mocioni për rrëzimin e Qeverisë “Mustafa” ka marrë përkrahjen edhe të disa deputetëve të pavarur. Në mesin e tyre ishte Gëzim Kelmendi i partisë “Fjala” i cili ka nënshkruar iniciativën e Nisma-s. Mirëpo, ndonëse ishin të pakët nënshkrimet e deputetëve të PDK-së, Kelmendi thotë se partia e Veselit do t’ia jap “shqelmin e fundit” kësaj qeverie.
“Qytetarët e Kosovës kanë mbetur të izoluar. Kosova ka mbetur pa ushtri dhe kjo qeveri është dashur qysh herët para shumë kohe të caktuar të jap dorëheqjen morale. Dhe për faktin se nuk ka ofruar dorëheqje morale, atëherë ajo do të rrëzohet dhe unë do ta mbështesë rrëzimin e kësaj qeverie”, ka thënë Kelmendi






