E mërkurë, Tetor 29Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Lajme

Partia FJALA: Raporti i Progresit, goditje për Qeverinë e Kosovës

Partia FJALA: Raporti i Progresit, goditje për Qeverinë e Kosovës

Lajme
Partia FJALA: Raporti i Progresit, goditje për Qeverinë e Kosovës Partia FJALA vlerëson se Raporti i Progresit i vitit 2016 që është hartuar nga Komisioni Europian, paraqet edhe një herë dëshminë e qartë dhe reale për situatën në Kosovë. Shkalla e lartë e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndikimi i politikës në drejtësi dhe në emërimet e bordeve të ndryshme, mungesa e vullnetit nga ana e Qeverisë së Kosovës për të i luftuar këto të këqija të shumta, tregon se Kosova është ende e zhytur në ujëra dhe klimë poitike jo të pastër. Njëherit ky Raport , është goditje e rëndë për Qeverinë e Kosovës. Partia FJALA konstaton se kjo Qeveri me të gjitha këto dështime dhe me urrejtje patologjike mes dy partnerëve të koalicionit, ka humbur legjitimitetin dhe është duke e fundosur edhe
Ngushëllime familjes Dehari, Ngushëllime Lëvizjes Vetëvendosje

Ngushëllime familjes Dehari, Ngushëllime Lëvizjes Vetëvendosje

Lajme
Ngushëllime familjes Dehari, Ngushëllime Lëvizjes Vetëvendosje. Me rastin e vdekjes së Astrit Deharit, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Dehari. Njëherit shprehim ngushëllimet më të sinqerta edhe për Lëvizjen Vetëvendosje me rastin e vdekjes së aktivistit të tyre, Astritit. Ne, Partia FJALA lutemi që ZOTI i Lartësuar, të ju dhuroj forcë dhe durim në këto çaste të vështira. Partia FJALA, Prishtinë, 05.11.2016.

Fjalët e para të M.sci.Vehbi Berisha pas publikimit të kandidaturës për Kryetar të Komunës së Drenasit

Lajme, Zgjedhjet në Drenas 2016
Të nderuar qytetarë të Drenasit, Të nderuar miq dhe përkrahës, Pas konsultimeve të shumta që kamë bërë këto ditë me shumë qytetarë, ekspert të fushave të ndryshme dhe njohës të rrethanave në Drenas, si dhe pas vendimit të kryesisë së degës së Partisë FJALA në Drenas, ku kam marr përkrahjen dhe mbështetjen e plotë nga të gjithë për paraqitjen e kandidaturës sime për Kryetar të Komunës së Drenasit. Prandaj nga ky çast e bëjë publike kandidaturën time zyrtare për Kryetar të Komunës së Drenasit, ku kjo kandidaturë e imja mbështetët fuqishëm në punën time të deritashme si Asambleist në Kuvendin Komunal të Drenasit ku për dy mandate rresht kamë qenë plotësisht i përkushtuar në ngritjen e shqetësimeve, halleve dhe problemeve të qytetarëve të Drenasit pa dallim, në aspektin e qeverisjes

Partia FJALA kandidon me Mr.sci.Vehbi Berishën për Kryetar në Komunën e Drenasit

Lajme, Zgjedhjet në Drenas 2016
Partia FJALA kandidon me Mr.sci.Vehbi Berishën për Kryetar në Komunën e Drenasit Në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 04 dhjetor 2016, Partia FJALA kandidon me kandidat për Kryetar të Komunës së Drenasit. Kandidati për Kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet e 04 dhjetorit është Asambleisti aktual në Kuvendin Komunal të Drenasit, Mr.sci. Vehbi Berishën. Mr.sci.Vehbi Berisha është njëherit edhe Kryetar i Partisë FJALA, Dega në Drenas. Partia FJALA, Prishtinë, 03.11.2016
Partia FJALA uron lirimin e Drejtorit Rajonal të Policisë, Nehat Thaçit

Partia FJALA uron lirimin e Drejtorit Rajonal të Policisë, Nehat Thaçit

Lajme
Partia FJALA uron lirimin e Drejtorit Rajonal të Policisë, Nehat Thaçit E nderuara familje Thaçi, Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, me respekt dhe kënaqësi ju urojmë lirimin e Drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçit. Prej ditës së parë kur u arrestua Nehat Thaçi, besonim në pafajësinë e tij. Falënderojmë ZOTIN e Madhëruar për lirimin e tij. Shpresojmë dhe lutemi që edhe të tjerët që po mbahen në burgjet e Sërbisë, të lirohen sa më shpejtë. Partia FJALA Prishtinë, 01.11.2016
Dr.Gëzim Kelmendi – Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për vlerat e UÇK-së

Dr.Gëzim Kelmendi – Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për vlerat e UÇK-së

Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi - Vlerat e UÇK-së | Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Fjalimi i Kryetarit të Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi sot në Kuvendin e Kosovës Dr.Gëzim Kelmendi "Ushtria Çlirimtare e Kosovës" përveç që ka vlera ka edhe merita për atë që ne jemi sot këtu. Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për vlerat e luftës së UÇK-së, sipas kërkesës së 40 deputetëve nënshkrues të Kuvendit. Prishtinë, 27.10.2016 GËZIM KELMENDI: Faleminderit, kryetar! Përshëndetje për të gjithë deputetët dhe ministrat! Vërtet debati i sotëm me rastin e arrestimit të komandantit dhe gjithë atyre ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është një debat i cili ka prekur ndjenjat e çdo qytetari të Kosovës dhe çdo qytetari që ka punuar për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi. Edhe pse, i
Delegacioni i Partisë FJALA viziton OVL-në në Pejë

Delegacioni i Partisë FJALA viziton OVL-në në Pejë

Lajme
Delegacioni i Partisë FJALA viziton OVL-në në Pejë Delegacioni i Partisë FJALA e udhëhequr nga Kryetari i saj Dr.Gëzim Kelmendi dhe Kryetari i degës në Pejë Prof.Besnik Xhogoviqi vizituan OVL-në (Organizatën e Vetëranëve të Luftës) në Pejë dhe uruan zgjedhjen e Kryetarit të ri të OVL-së Gazmend Syla. Partia FJALA, Prishtinë, 26.10.2016
Dr.Gëzim Kelmendi – Urime medaljen e artë pjesëtarë të FSK-së

Dr.Gëzim Kelmendi – Urime medaljen e artë pjesëtarë të FSK-së

Lajme
Kryetari i Partisë FJALA dhe njëherit Deputet i Kuvendit të Kosovës, Dr.Gëzim Kelmendi, ka uruar pjesëtarët e FSK-së për suksesin e treguar në Wells të Mbretërisë së Bashkuar, ku u shpërblyen me medaljen e artë. Urime medaljen e artë Shumë të dashur, të çmuar dhe të respektuar pjesëtarë të FSK-së, urime të përzemërta për suksesin që treguat në Wells të Mbretërisë së Bashkuar. Shpërblimi i suksesit të juaj me medaljen e artë, është sukses për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe vet Republikën e Kosovës. ZOTI ju ruajt dhe ju bekoftë. Me respekt, Gëzim Kelmendi Kryetar i Partisë FJALA Deputet në Kuvendin e Kosovës