E hënë, Nëntor 3Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Lajme

Partia FJALA viziton Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Kurban Bajramit

Partia FJALA viziton Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Kurban Bajramit

Lajme
Partia FJALA viziton Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Kurban Bajramit Delegacioni i Partisë FJALA sot në kuadër të festës së Kurban Bajramit, vizitoj Bashkësinë Islame të Kosovës si dhe morri pjesë në manifestimin qëndror të festës së Kurban Bajramit, e cila u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Partia FJALA, Prishtinë 12.09.2016
Partia FJALA uron festën e Kurban Bajramit

Partia FJALA uron festën e Kurban Bajramit

Lajme
Partia FJALA uron festën e Kurban Bajramit Të nderuar qytetarë të besimit Islam, Me respekt dhe kënaqësi ju urojmë Festën e Kurban Bajramit. Festa e Kurban Bajramit na frymëzon dhe inkurajon që të jemi më solidar njëri me tjetrin, ta duam më shumë njëri tjetrin, ta respektojmë dhe ta nderojmë më shumë njëri tjetrin, të bashkohemi dhe të punojmë më shumë për popullin dhe për vendin tonë. Haxhilerëve tanë të dashur të cilët ndodhen në vendet e bekuara në Mekë dhe Medine, ju urojmë shëndet, obligime dhe adhurime të pranuara dhe kthim shëndosh e mirë në vendin e tyre. Haxhilerët tanë të dashur, sëbashku me gjithë Haxhilerët tjerë nga rruzulli tokësor në këto ditë të bekuara në vendet ku ata janë tubuar, na dërgojnë një porosi të qartë se nuk ka dallim i bardhi nga i ziu, i pasur
Dr.Gëzim Kelmendi – Dështimi i votimit të Demarkacionit, fitore e dyfishtë (01.09.2016)

Dr.Gëzim Kelmendi – Dështimi i votimit të Demarkacionit, fitore e dyfishtë (01.09.2016)

Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi - Dështimi i votimit të Demarkacionit, fitore e dyfishtë (01.09.2016) Fjalimi i Kryetarit të Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi sot në Kuvendi e Kosovës pas dështimit të votimit të Demarkacionit GËZIM KELMENDI: Faleminderit! Unë, pa dashur të zgjas më shumë, do të mundohem që brenda minutës së kufizuar të flas. Unë mendoj se sot është arritur një fitore e madhe e dyfishtë. Fitorja e parë është se ka dështuar të votohet marrëveshja për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, ndërsa fitorja tjetër është për faktin se ky dështim i ka vënë para një argumenti të qartë të gjithë ata deputetë të cilët kishin për ta votuar këtë marrëveshje dhe se, nëse e votojnë këtë marrëveshje, do ta bënin ndarjen e dytë – do t’i plotësonin kushtet e Listës serbe, e
Kryetarit të Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi voton kundër Demarkacionit – Intervistë për portalin InfoPress

Kryetarit të Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi voton kundër Demarkacionit – Intervistë për portalin InfoPress

Intervista, Lajme
Kryetarit të Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi voton kundër Demarkacionit - Intervistë për portalin InfoPress Deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Gëzim Kelmendi, ishte i pari kur në Kuvendin e Kosovës ka ngritur shqetësimin për vijën kufitare me Malin e Zi. Ai në një prononcim për Gazetën InfoPress, thekson se, nesër do të votoj kundër kësaj marrëveshje. “Unë nuk kam ndryshuar qëndrim që nga viti 2011, kur i pari në Kuvendin e Kosovës kam ngritur shqetësimin për Demarkacioni. Pra vota ime do të jetë kundër kësaj marrëveshje të Demarkacionit”, thotë Kelmendi për InfoPress.
Partia FJALA: Mos gjetja e të zhdukurve, përgjegjësi edhe e institucioneve të Kosovës

Partia FJALA: Mos gjetja e të zhdukurve, përgjegjësi edhe e institucioneve të Kosovës

Lajme
Partia FJALA: Mos gjetja e të zhdukurve, përgjegjësi edhe e institucioneve të Kosovës Para 17 viteve shumë qytetarë të Kosovës u masakruan dhe shumë të tjerë u rëmbyen dhe u transferuan nëpër burgje dhe varreza masive të Sërbisë nga regjimi i Millosheviqit, ndërsa sot Qeveria e Beogradit as nuk qan fare kokën për këtë plagë që ende nuk është shëruar. Për zhdukjen e qytetarëve të Kosovës, rëndon përgjegjësia edhe mbi delegacionin e Kosovës për mosinteresimin dhe mungesën e presionit të duhur mbi Sërbinë në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel. Ne Partia FJALA, konsiderojmë se Qeveritë e pasluftës mbajnë peshën e përgjegjësisë për mosinteresim dhe për mosangazhim. Njëherit kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që të ushtroj presion mbi Sërbinë që kjo të i dorëzoj kriminelët e luf
Partia FJALA: Dënojmë sulmin terrorist në Gaziantep të Turqisë

Partia FJALA: Dënojmë sulmin terrorist në Gaziantep të Turqisë

Lajme
Partia FJALA: Dënojmë sulmin terrorist në Gaziantep të Turqisë Dënojmë fuqishëm sulmin terrorist që ndodhi në Gaziantep të Turqisë, ku si pasojë humbën jetën 50 qytetarë të këtij vendi. Terroristët dhe terrorizmi nuk njef fe, ngjyrë, komb dhe vend. Terrorizmi dhe terroristët duhet të marrin goditjen e duhur. Familjeve të viktimave dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Turqisë, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Njëherit inkurajojmë Presidentin Erdogan dhe Qeverinë e Republikës së Turqisë në luftën kundër terrorizmit. Partia FJALA, Prishtinë, 21.08.2016.
Partia FJALA: Dënojmë sulmin që ndodhi në Xhaminë e fshatit Velekincë të Gjilanit

Partia FJALA: Dënojmë sulmin që ndodhi në Xhaminë e fshatit Velekincë të Gjilanit

Lajme
Partia FJALA: Dënojmë sulmin që ndodhi në Xhaminë e fshatit Velekincë të Gjilanit Dënojmë sulmin që ndodhi në Xhaminë e fshatit Velekincë të Gjilanit. Sulmet mbi objektet fetare qofshin Xhamia apo Kisha janë të papranuara për shoqërinë tonë kosovare e cila shquhet për bashkëjetesë dhe tolerancë të shkëlqyer ndërfetare. Njëherit kërkojmë nga organet e drejtësisë që të veprojnë konform ligjit dhe sulmuesi të merr dënimin e merituar. Partia FJALA, Prishtinë, 15.08.2016.