E mërkurë, Nëntor 5Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Lajme

Shpresojmë që drejtësia do e dënoj me denim maksimal kriminelin që vrau Almir Aliun

Shpresojmë që drejtësia do e dënoj me denim maksimal kriminelin që vrau Almir Aliun

Lajme
Shpresojmë që drejtësia do e dënoj me denim maksimal kriminelin që vrau Almir Aliun E nderuara familje Aliu nga Kumanova, Në emrin tim dhe në emër të Partisë FJALA, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta me rastin e vrasjes së djalit të juaj të dashur, Almirit. Shpresojmë që drejtësia do e dënoj me denim maksimal kriminelin që vrau djalin e juaj. ZOTI i lartëmadhëruar ju forcoftë, durim ju dhuroftë dhe bashkim në Xhennet me Almirin ju mundësoftë. Me respekt, Gëzim Kelmendi, Kryetar i Partisë FJALA, Deputet në Kuvendin e Kosovës.
Dr.Gëzim Kelmendi – Mysafir në emisionin Rrokum Roll në Rrokum TV (29.06.2016)

Dr.Gëzim Kelmendi – Mysafir në emisionin Rrokum Roll në Rrokum TV (29.06.2016)

Intervista, Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi - Mysafir në emisionin Rrokum Roll në Rrokum TV (29.06.2016) Kryetari i Partisë FJALA, Dr.Gëzim Kelmendi ishte i ftuar në emisionin Rrokum Roll për të folur rreth aktualiteteve në vend dhe situatën mbas sulmeve në Turqi. Kelmendi ka thënë se shqiptarëve të Turqisë Kosova nuk po ju jep nënshtetësinë nga friga se po dalim kombi ma i madh në Ballkan! Derisa për idenë rreth memorialit që e ka dhënë Ramush Haradinaj ka thënë se ai po don me na tregu se shqiptarët kanë qenë ushtarë të Car Llazarit. Këto komente, Kelmendi i bëri në emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin në Televizionin Rrokum TV. Për ma shumë ndiqeni videon posht : Rrokum Roll - i ftuar Gëzim Kelmendi Kryetar i Partisë FJALA
Partia FJALA: Urime Fitër Bajramin

Partia FJALA: Urime Fitër Bajramin

Lajme
Partia FJALA: Urime Fitër Bajramin Të dashur qytetarë të besimit Islam, Me respekt dhe dashuri ju urojmë Fitër Bajramin. Lutemi që ZOTI i Lartëmadhëruar të ju shpërblej dhe të ju bekoj për gjitha obligimet dhe adhurimet e kryera gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit. Në këto ditë feste të Fitër Bajramit, nuk duhet të i harojmë jetimët, të varfërit dhe familjet e dëshmorëve. Mos të gëzohemi vetëm për vete, por të i gëzojmë edhe ata, të ju ndihmojmë dhe të jemi pranë tyre në çdo aspekt. Lutemi dhe urojmë që në vendin tonë të sundoj drejtësia, paqja, toleranca, bashkëjetesa, respekti dhe solidariteti me të gjithë qytetarët. Urime, shëndet dhe suksese. ZOTI i Lartëmadhëruar ju bekoftë. Me respekt, Partia FJALA Prishtinë, 04.07.2016.
Partia FJALA: Deklarata e 2 Korrikut, akt që dëshmoj sakrificën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Partia FJALA: Deklarata e 2 Korrikut, akt që dëshmoj sakrificën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Lajme
Partia FJALA: Deklarata e 2 Korrikut, akt që dëshmoj sakrificën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës Deklarata e 2 Korrikut të vitit 1990 e shpallur nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, është akt që dëshmoj zhvillimin e proceseve të nisura dekada me parë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Shumë burra dhe gra u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Kosova ka nevojë për politikë të drejtë, paqësore dhe parimore. Populli i Kosovës ka sakrifikuar shumë, prandaj meriton më mirë dhe më shumë. Partia FJALA, Prishtinë, 02.07.2016.
Partia FJALA: Dënimi me 13 vite burgim për Sllobodan Gavriqin, i ulët, jo i drejtë dhe politik

Partia FJALA: Dënimi me 13 vite burgim për Sllobodan Gavriqin, i ulët, jo i drejtë dhe politik

Lajme
Partia FJALA: Dënimi me 13 vite burgim për Sllobodan Gavriqin, i ulët, jo i drejtë dhe politik Shprehim shqetësimin tonë të thellë për vendimin e gjykatës që vendosi të e dënoj me 13 vite burgim të akuzuarin për terrorizëm Sllobodan Gavriq. Ne konsiderojmë që ky vendim është jo i drejtë, i ulët dhe i ndikuar politikisht, për faktin se i akuzuari Gavriq është arrestuar në dhjetorin e vitit 2014 me 13 kg eksploziv pranë Ambasadës Amerikane dhe që planifikonte akt terrorist me përmasa katastrofale për vendin tonë dhe për gjithë qytetarët e Kosovës. Një vepër e tillë terroriste dhe me sasi të madhe të eksplozivit, meriton dënimin maksimal, e jo 13 vite. Ky vendim i gjykatës edhe një herë vërteton konstatimin e Raportit të Progresit të BE, se institucionet e drejtësisë në Kosovë janë
Partia FJALA dënon sulmin terrorist që ndodhi në Aeroportin e Stambollit

Partia FJALA dënon sulmin terrorist që ndodhi në Aeroportin e Stambollit

Lajme
Partia FJALA dënon sulmin terrorist që ndodhi në Aeroportin e Stambollit. Dënojmë fuqishëm sulmin terrorist që ndodhi para pak çasteve në Aeroportin Ataturk të Stambollit dhe që rezulltoj me dhjetëra të vdekur dhe dhjetëra tjerë të plagosur. Inkurajojmë autoritetet e Republikës së Turqisë në luftën e pakompromis kundër terrorizmit. Njëherit shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, ndërsa të plagosurve ju urojmë shërim sa më të shpejtë. Partia FJALA, Prishtinë, 28.06.2016
Dr.Gëzim Kelmendi i përgjigjet Ramush Haradinajt: Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë ushtarë të Car Lazarit

Dr.Gëzim Kelmendi i përgjigjet Ramush Haradinajt: Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë ushtarë të Car Lazarit

Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi i përgjigjet Ramush Haradinajt: Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë ushtarë të Car Lazarit Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj deklaratës së Kryetarit të AAK Ramush Haradinaj për memorialin e shqiptarëve në betejën e vitit 1389: Ramush Haradinaj, shqiptarët nuk duhet të kenë memorial, ngase kurrë nuk kanë qenë ushtarë të Car Lazarit. Kryetar i AAK Ramush Haradinaj, kërkesa e juaj për ngritjen e një memoriali për shqiptarët që luftuan në betejën e vitit 1389 kundër Perandorisë Osmane, është shumë e gabuar dhe me pasoja të rënda për të ardhmen e Kosovës. Kjo për dy arsye: 1. Sajon mendimin që shqiptarët kanë marrë pjesë në atë betejë dhe kanë qenë ushtarë të Car Lazarit i cili si komandant i forcave sërbe udhëhoqi sërbet në luftën kundër Pe
Ngushëllime familjes Perteshoni

Ngushëllime familjes Perteshoni

Lajme
Ngushëllime familjes Perteshoni, Ngushëllime Partisë së Drejtësisë. Me rastin e vdekjes tragjike të dy motrave të familjes Perteshoni nga Gjakova, të cilat sot në aksident trafiku humbën jetën, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Perteshoni nga Gjakova. Njëherit shprehim ngushëllimet më të sinqerta edhe Partisë së Drejtësisë me rastin e vdekjes së anëtares së Kryesisë, Ilirjana Perteshonit. Ne, Partia FJALA lutemi që ZOTI i Lartësuar, të ju dhuroj forcë dhe durim në këto çaste të vështira. Partia FJALA, Prishtinë, 26.06.2016.