FJALA uron 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
FJALA uron 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Të nderuar qytetarë,
Urime 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës,
Urime 16 vite Shtet.
17 shkurti i vitit 2008, paraqet datën e kurorëzimit të sakrificës së shumë brezave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shumë bijë dhe bija ranë dëshmorë për liri dhe pavarësi, shumë të tjerë u dënuan dhe u përsekutuan, por kurrë nga ideali për liri dhe pavarësi nuk u dorëzuan.
Në krye të kësaj sakrifice dhe përkushtimi për liri dhe pavarësi qëndron Komandanti Legjendar Adem Jashari i cili nuk kurseu as jetën e tij dhe as familjen e tij, kështu për këtë ditë ai sëbashku me familjen e tij dhanë jetën dhe u bënë shembull për brezat që do të vijnë se si luftohet dhe si vdiset për liri dhe pavarësi.
Të dashur qytetarë, ne duhet të punojmë që vendi y






