Partia FJALA - Dega në Zvicër, me rastin e 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës organizoi "Turne Futbolli" në Zürich të Zvicrës.
Me rastin e 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Partia FJALA - Dega në Zvicër, me 21.02.2016 organizoi "Turne Futbolli" në Zürich të Zvicrës.
Në këtë turne që u mbajt në Zürich të Zvicrës, morrën pjesë ekipe nga Zvicra, Italia, Franca dhe nga Ulqini i Malit të Zi.
Pas takimeve dhe ndeshjeve interesante, në fund vendi i parë i takoi ekipit nga Ulqini që kishin udhëtuar enkas nga Ulqini për të marr pjesë në këtë turne.
Mysafir në këtë turne nga Kosova ishte Kryetari i Partisë FJALA Dr. Gëzim Kelmendi, i cili në fjalimin e tij para pjesëmarrësve në këtë turne uroj 8 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe theksoi kontributin që bashkëatdhetarët tanë kanë
Partia FJALA dënon sulmin terrorist në Turqi.
Dënojmë fuqishëm sulmin terrorist që ndodhi dje në Ankara të Turqisë, ku si pasojë humbën jetë 28 përsona dhe mbi 60 të tjerë u lënduan.
Sulmet e tilla terroriste duhet të marrin goditjen dhe dënimin e merituar.
Ne si Parti FJALA, shprehim ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave dhe mbarë popullin turk.
Njëherit inkurajojmë Qeverinë dhe institucionet tjera të Turqisë në luftën kundër terrorizmit.
Partia FJALA,
Prishtinë, 18.02.2016.
Partia FJALA - Dega në Drenas, vizitoi varrezat dëshmorëve që në fshatin Poklek, Komuna e Drenasit
Për nder të ditës së Pavarësisë Partia FJALA - Dega në Drenas, vazhdoj edhe vizitën tek varrezat në fshatin Poklek, Komuna e Drenasit, ku në mesin e dëshmorëve që prehën në këto varreza është edhe shkrimtari i njohur për fëmijë Ymer Elshani, njëri nga intelektualët më të mëdhenj të trevës së Drenicës, njëherit poeti me tragjedinë familjare në mes Evropës (argument që tregon gjenocidin e barbarëve sërb që nuk kursyen as njerëzit e paqes dhe të letërsisë).
Ymer Elshani u vra me 4 djemtë, gruan dhe kunatën në këtë masakër makabre.
Partia FJALA,
Drenas, 17.02.2016
Kryetari i Partisë FJALA-Dega në Pejë Prof.Besnik Xhogoviqi në festimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës në Komunën e Pejës
Partia FJALA,
Pejë, 17 Shkurt 2016
Partia FJALA uron 8 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Të nderuar qytetarë,
Urime 8 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, urime 8 vite shtet.
17 shkurti i vitit 2008, paraqet datën e kurorëzimit të sakrificës së shumë brezave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shumë bijë dhe bija ranë dëshmorë për liri dhe pavarësi, shumë të tjerë u dënuan dhe u përsekutuan, por kurrë nga ideali për liri dhe pavarësi nuk u dorëzuan.
Në krye të kësaj sakrifice dhe përkushtimi për liri dhe pavarësi qëndron Komandanti Legjendar Adem Jashari i cili nuk kurseu as jetën e tij dhe as familjen e tij, kështu për këtë ditë ai sëbashku me familjen e tij dhanë jetën dhe u bënë shembull për brezat që do të vijnë se si luftohet dhe si vdiset për liri dhe pavarësi.
Të dashur qytetarë, ne duhet të punojmë që