Dr.Gëzim Kelmendi – Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L – 105 për Mbrojtjën e Fëmijëve – Fjalim në Kuvendin e Kosovës
Dr.Gëzim Kelmendi - Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L - 105 për Mbrojtjën e Fëmijëve
Fjalimi i Kryetarit të Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi në Kuvendin në Kosovës rreth ligjit i cili parasheh mbrojtjën e fëmijëve.
GËZIM KELMENDI: Faleminderit, i nderuar kryesues!
Të nderuar ministra,
Deputetë të nderuar!
Duke pasur parasysh vërejtjet e shumta që u dhanë për këtë projektligj nga kolegët deputetë, atëherë është e udhës që ministria, si sponzorizues i këtij projektligji, ta tërheqë mbrapa këtë projektligj, ju i dini edhe rregullat: kur një projektligj ka vërejtje të mëdha përmbajtjesore, duhet të kthehet prapa në Qeveri, të korrigjohet dhe pastaj përsëri të sillet në Kuvend, në mënyrë që të mos i humbë vlera dhe pesha e këtij projektligji, pra të mos jetë vetëm në korrigji






