E shtunë, Gusht 1Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Lajme

FJALA uron festën e Kurban Bajramit

FJALA uron festën e Kurban Bajramit

Lajme
FJALA uron festën e Kurban Bajramit Të nderuar besimtarë muslimanë Me respekt dhe kënaqësi ju urojmë Festën e Kurban Bajramit. Festa e Kurban Bajramit na frymëzon dhe inkurajon që të jemi më solidarë ndaj njëri-tjetrit, ta duam më shumë njëri-tjetrin, ta respektojmë dhe ta nderojmë më shumë njëri-tjetrin, të bashkohemi dhe të punojmë më shumë për popullin dhe për vendin tonë. Të nderuar qytetarë, vendi ynë, shteti ynë, Kosova jonë e dashur meriton më shumë dhe më mirë, prandaj me urimet më të sinqerta për këtë Festë të Kurban Bajramit ju dëshirojmë juve shëndet, harmoni dhe suksese në rrugëtimet e juaja dhe në sfidat që na presin për një të ardhme më të mirë. ZOTI ju ruajt dhe ju dhuroftë mirësi. FJALA Prishtinë, 20 Korrik 2021
Musa Krasniqi – Mysafir në DTV emisionin “INFO D”

Musa Krasniqi – Mysafir në DTV emisionin “INFO D”

Intervista, Lajme
Musa Krasniqi - Mysafir në DTV emisionin "INFO D" Të nderuar qytetarë ky është emisioni "INFO D" në DTV ku i ftuar ishte anëtari i kryesisë së Partisë FJALA Musa Krasniqi për të diskutuar rreth temave aktuale në vend. Musa Krasniqi është magjistë në komunikim ndërkombëtar dhe po ashtu i diplomuar në IT. Ju ftojmë të ndiqni. CREDITS: DTV, INFO Kliko në linkun e kaltërt për të parë videon
Dr.Gëzim Kelmendi – Mysafir në T7 në emisionin Pressing

Dr.Gëzim Kelmendi – Mysafir në T7 në emisionin Pressing

Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi - Mysafir në T7 në emisionin Pressing Të nderuar qytetarë, ky është emisioni Pressing në T7 ku u debatua për par*adën e krenarisë e cila u mbajtë dje në Prishtinë. Për këtë ishte edhe kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi. Panelist: Dr.Gëzim Kelmendi - Kryetar i Partisë FJALA, Abdullah Klinaku - Analist, Teutë Rrusta nga PSD-ja, Vullnet Krasniqi - Gazetar Udhëheqës i emisionit - Leonard Këquku Ju ftojmë të ndiqni. CREDITS: T7, GAZETA EXPRESS, PRESSING. Klikoni në linkun e kaltërt për të parë videon
Kelmendi: Çka duhet të mësoi SHBA-ja nga reagimi i Vlora Çitakut ndaj Grenellit?

Kelmendi: Çka duhet të mësoi SHBA-ja nga reagimi i Vlora Çitakut ndaj Grenellit?

Lajme
Kelmendi: Çka duhet të mësoi SHBA-ja nga reagimi i Vlora Çitakut ndaj Grenellit? E kam thënë në Kuvendin e Kosovës, po e them edhe këtu në FB, pjesa dërrmuese e politikanëve të Kosovës, SHBA-të i konsiderojnë vetëm si burim të interesit përmes së cilave synojnë pushtetin. Këta politikan nuk i dojnë SHBA-të ashtu si shiten, por i dëgjojnë SHBA-të se iu frikësohen dhe synojnë ta fitojnë pushtetin në Kosovë përmes mashtrimit tyre të famshëm me fraza dhe poezi lavdëruese për SHBA-të. Këtë qëndrim timin e vërteton reagimi i djeshëm i ish-ambasadores në SHBA, Vlora Çitakut. Ajo pa hezitim dhe pa arsye fare i reagoi ish-të dërguarit special të SHBA-ve Richard Grenell, i cili kishte uruar serbët me rastin e "Vidovdanit", betejë këtë që serbët e kishin humbur me 1389 nga Perandoria O