Lajme
24 Marsi datë që simbolizon lirinë e popullit tonë
24 Marsi datë që simbolizon lirinë e popullit tonë
Partia FJALA kujton 24 Marsin e vitit 1998 ku u zhvillua beteja e trimave të UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
Gjithashtu Partia FJALA kujton 24 Marsin e vitit 1999 ku forcat ushtarake të NATO-së, filluan sulmet mbi caqet ushtarake të ushtrisë serbe.
Sulme këto që sollën fundin dhe dorëzimin e një regjimi të Serbisë që shkeli dhe dhunoi të drejtat e popullit të Kosovës.
Lufta e pastër çlirimtare e UÇK-së dhe sulmet ajrore të NATO-s, i sollën popullit tonë lirinë nga regjimi i egër i Serbisë.
Me respekt,
Partia FJALA,
Urime Fitër Bajramin
Urime Fitër Bajramin
Të dashur qytetarë, me kënaqësinë dhe respektin më të madh ju urojmë festën e Fitër Bajramit.
Fitër Bajrami na vjen si kurorëzim pas agjërimit të Muajit të Bekuar të Ramazanit, një muaji përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi shpirtëror, duke na rikujtuar rëndësinë e solidaritetit, humanizmit dhe përgjegjësisë ndaj njëri-tjetrit.
Kjo festë përfaqëson vlera që forcojnë jo vetëm besimin individual, por edhe kohezionin shoqëror dhe ndërtimin e një shoqërie më të drejtë e më të bashkuar.
Në këtë ditë feste, Partia FJALA thekson rëndësinë e kujdesit për kategoritë në nevojë, duke nxitur solidaritetin me familjet e varfëra, jetimët dhe të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje.
Po ashtu, shprehim mirënjohje dhe respekt të veçantë për sakrificën e atyre që k
Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi ka shprehur ngushëllime për tragjedinë që ka ndodhur në Vjenë të Austrisë ku kanë humbur jetën tre qytetarë të Kosovës
Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi ka shprehur ngushëllime për tragjedinë që ka ndodhur në Vjenë të Austrisë ku kanë humbur jetën tre qytetarë të Kosovës:
Ngushëllime familjarëve për vdekjen e tre bashkatdhetarëve tanë në vendin e tyre të punës në Vjenë të Austrisë.
Të vdekurit ZOTI i mëshiroftë dhe familjarët e tyre i forcoftë.
Gëzim Kelmendi
Dr.Gëzim Kelmendi ka qenë ligjërues dhe mysafir në “Qendrën Islame Shqiptare” në Karlsruhe të Gjermanisë
Dr.Gëzim Kelmendi ka qenë ligjërues dhe mysafir në “Qendrën Islame Shqiptare” në Karlsruhe të Gjermanisë
Kryetari i Partisë FJALA po vazhdon me aktivitetet nëpër qytete të ndryshme të Gjermanisë.
Sonte ka qenë ligjërues dhe mysafir në “Qendrën Islame Shqiptare” në Karlsruhe të Gjermanisë, ku ka ligjëruar lidhur me “ Dobitë e agjërimit në aspektin shëndetësor”.
Partia FJALA
Kryetari i Partisë FJALA po vazhdon me aktivitetet nëpër qytete të ndryshme të Gjermanisë
Kryetari i Partisë FJALA po vazhdon me aktivitetet nëpër qytete të ndryshme të Gjermanisë
Sonte ka qenë ligjërues dhe mysafir në “Qendrën Islame Kosovare” në Shtutgart të Gjermanisë, ku ka ligjëruar lidhur me “ Dobitë e agjërimit në aspektin shëndetësor”.
Partia FJALA
Dr. Gëzim Kelmendi, po vazhdon aktivitetet e tij në qytete të ndryshme të Gjermanisë. Ndër ndalesat e tij ishte edhe qyteti Böblingen
Dr. Gëzim Kelmendi, po vazhdon aktivitetet e tij në qytete të ndryshme të Gjermanisë. Ndër ndalesat e tij ishte edhe qyteti Böblingen
Në këtë takim, ai ligjëroi në cilësinë e ligjëruesit për temën “Dobitë e agjërimit në aspektin shëndetësor”, duke trajtuar ndikimin pozitiv të agjërimit në shëndetin fizik dhe mirëqenien e përgjithshme të njeriut.
Këto aktivitete synojnë të promovojnë vlerat shpirtërore dhe shëndetësore të agjërimit, si dhe të forcojnë lidhjen me bashkatdhetarët në diasporë.
Partia FJALA
Album foto nga organizimi:
Dr.Gëzim Kelmendi këto ditë është duke qëndruar në disa qytete të Gjermanisë ku po merr pjesë si ligjerues në disa organizime me temën “ Dobitë e agjërimit në aspektin shëndetësor”
Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi këto ditë është duke qëndruar në disa qytete të Gjermanisë ku po merr pjesë si ligjerues në disa organizime me temën “ Dobitë e agjërimit në aspektin shëndetësor”:
Ndjehem i nderuar që mbrëmë morra pjesë në tribunën e organizuar nga Qendra Islame Shqiptare në Shtutgart të Gjermanisë me temën:
“Dobitë e agjërimit në aspektin shëndetësor”.
Faleminderit për organizimin, pritjen e ngrohtë vëllazërore dhe respektin.
ZOTI ju bekoftë.
Gëzim Kelmendi
Album foto nga organizimi:
