Dr.Gëzim Kelmendi - Mysafir në emisionin Pressing në T7 së bashku me Milaim Zekën përballë analistëve
Ju ftojmë të ndiqni.
Kliko këtu për ta parë emisionin në linkun e kaltërt
Të nderuar qytetarë,
Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë FJALA të iu falënderoj për mbështetjen që na keni dhënë.
Ne Partia FJALA në këto zgjedhje nuk arritëm të bëhemi pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Por ne nuk do të dorëzohemi, ne do të vazhdojmë të punojmë për të mirën e popullit tonë dhe shtetit tonë.
Ndërsa votuesve të partive tjera politike iu uroj fitoren dhe suksesin e arritur për tu bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
ZOTI e bekoftë popullin tonë dhe shtetin tonë.
Kryetar i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi
Partia FJALA përmbylli fushatën në Skenderaj
Partia FJALA sot përmbylli fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
Edhe në Skenderaj sikur çdo komunë tjetër të Kosovës, FJALA nuk i ka ftuar qytetarët në tubim.
Kryetari i FJALËS Gëzim Kelmendi tregoi se politika kosovare e 20 viteve të pasluftës e ka mashtruar qytetarin, e ka varfëruar dhe në fund e ka detyruar ta braktis shtetin dhe të emigroj.
Prandaj nuk është e drejtë të maltretohen qytetarët nëpër tubime.
Kryetari i FJALËS Kelmendi potencoi që qytetarët e komunës së Skenderajit në krye me burrin e madh, herojin Adem Jashari, kanë dhënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Por ata sot nuk po e gëzojnë atë për të cilën kanë luftuar dhe sakrifikuar.
Kelmendi në fund prezentoi edhe kandidatët për deputet nga Sk
FJALA në Vushtrri prezentoi kandidatët për deputet
Partia FJALA sot ka zhvilluar fushatën zgjedhore në Vushtrri dhe ka prezentuar kandidatët e saj për zgjedhjet e 6 tetorit
Edhe në Vushtrri sikur çdo komunë tjetër të Kosovës, FJALA nuk i ka ftuar qytetarët në tubim.
Kryetari i FJALËS Gëzim Kelmendi ka treguar se politika kosovare e 20 viteve të pasluftës e ka mashtruar qytetarin, e ka varfëruar dhe në fund e ka detyruar ta braktis shtetin dhe të emigroj.
Prandaj nuk është e drejtë dhe nuk është e ndershme të maltrotehen qytetarët nëpër tubime.
Në fund Kelmendi prezentoi edhe kandidatët nga qyteti i Vushtrrisë:
1.Safet Ademi - Ekonomist,
2.Erxhan Muaharremi - Inxhinier i Elektroteknikës, dhe doktor i mjekësisë popullore
Partia FJALA,
Prishtinë, 04.10.2019
Debat FJALA dhe PEK përballë analistëve
Të nderuar qytetarë ky është emisioni ku përballë analistëve ishte kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi dhe kryetari i PEK-ut Milaim Zeka.
Ju ftojmë të ndiqni