Krasniqi: Sa herë do bëhesh viktimë?!
Sa herë do bëhesh viktimë?!
Prishtinë, 07.06.2017
Shkruan: Marigona Krasniqi
Sa herë do bëhesh viktimë?!
Votues i pashpresë, ty që të është bërë padrejtësi, ti që u zhgënjeve vazhdimisht, MOS E BËJ SËRISH TË NJËJTIN GABIM!
Jepi rëndësi votës tënde, duke i dhënë vlerë vetës, mos lejo të të përdorin për ambiciet e tyre, e në fund të të mos bëjnë hesap. Edhe sa herë do të luash rolin e viktimës ku mund të jesh vendimmarrës?! Mjaftë na e shpërlanë trurin, të bëhemi të zotët e mendjës.
Çfarë të mbjellim, do korrim! Mos t’a fajësojmë askënd për gabimet tona. E kemi mundësinë dhe lirinë për të bërë zgjedhjen e duhur, pa u ndikuar apo frikësuar nga dikush. Ata që kishin pushtetin në duar e dëshmuan për të satën herë që nuk kanë për qëllim të mirën e popullit, e as hall të ardhm





