E hënë, Maj 6Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Me Partinë FJALA, për ditë më të mira! | Shkruan: Sali Kabashi (Magjistër i Historisë)

cGëzim Kelmendi
Me Partinë FJALA, për ditë më të mira!

Shkruan: Sali Kabashi (Magjistër i Historisë)

Prishtinë, 04.04.2017

Nga aspekti personal, Shtetin e shoh si një trup me të gjitha cilësitë dhe mangësitë e veta, por një trup i cili e ka një pjesë të tij të sëmurë, ndjen dhimbje në të gjithë sipërfaqen e tij, kur ajo pjesë sëmuret shumë, ndoshta, me mundësi edhe mund të ndërrohet apo transplantohet! Me këtë dua të them se, Shteti i Kosovës, nuk ka nevojë për shërim të politikanëve dhe të udhëheqësve të institucioneve shtetërore, por ndërrim komplet të tyre, sepse kemi të bëjmë me disa sëmundje të pashëruara që e kanë kapluar këto institucione dhe këta njerëz që udhëheqin me to!

Andaj, qytetarët e Kosovës duhet të mundohen që ta ndërrojnë qasjen e tyre ndaj politikës dhe të kërkojnë ndërrimin e udhëheqësve institucional, nga të pandershëm në të ndershëm, nga të kriminalizuar dhe të korruptuar në njerëz të pastër, nga njerëz të padrejtë në njerëz të drejt, etj., këtë gjë mund ta bëjnë atëherë kur e kanë mundësinë që të dëgjohet zëri i tyre, me anë të votës së lirë!

Partia FJALA e themeluar nga Deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Dr.Gëzim Kelmendi, në themelet dhe trungun e saj, ka njerëz të pastër nga çdo infeksion politik dhe nga çdo joshje e lakmive personale! Kjo Parti është e vetmja e cila mund të përfaqësoi interesat e secilit qytetarë të Republikës së Kosovë, gjë të cilën nuk e kanë bërë partitë tjera, të cilat ishin të qytetarëve vetëm në Fushatë Zgjedhore ndërsa pas saj, e konsideronin veten si të paprekur, si hyjni!

Ky vit (2017), është vit zgjedhorë ku do të kemi (të paktën) Zgjedhjet Lokale, qytetarët e kanë mundësinë që përmes votimit të Partisë “FJALA”, ti japin grushtin e fuqishëm të keqes që po udhëheqë me Vendin tonë, e që e ka zhytur në një humnerë, që i vetmi ligj që funksionon është “Ligji i Gjunglës”, ku më i fuqishmi mund të mbijetoi, me djersen dhe mundin e të dobëtit, ndërsa i dobëti përkundër shërbimeve, mund të kthehet në “viktimë” e të fortit.

Pra, qytetarët e Republikës së Kosovës, duhet të mundohen që ti thyejnë tabutë e njerëzve dhe partive të fuqishme, që sot po mbizotërojnë në skenën politike, skenë të cilën e kanë kthyer në teatër, ku të vetmit që përfitojnë janë udhëheqësit dhe shefat e mëdhenj të Shtetit të Kosovës.
Fundja, askush nuk mund të ndërhyjë në vullnetin e lirë të popullit, vullnet i cili me Partinë FJALA, do të jetë prioritet i institucioneve shtetërore.

Prishtinë, 04.04.2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.