Duraku: A JEMI TË MASHTRUAR NE INFERMIERËT !?
Duraku: A JEMI TË MASHTRUAR NE INFERMIERËT !?
Shkruan: Enlirat Duraku
Ne mbajmë, familje, miq dhe pacientë së bashku. Ne përpiqemi t'i ndalojmë njerëzit të marrin jetën e tyre, të dëmtojnë shëndetin e tyre, duke ofruar shpresë. Shumë prej nesh nuk mund ta bëjnë këtë për vetën e tyre.Infermierët po shkojnë në shtëpi duke qarë në fund të një jave prej 40 orësh, ata në turne me ndërrime nate të pa paguara, me fundjava të pa paguar, orë shtesë të pa paguara duke duruar llojë llojë abuzimesh verbale e psiqike, të mbingarkuar me punë vetëm për të mbajtur një çati mbi kokë.
Përkundër kësaj ne shkojmë dita ditës dhe kujdesemi për të gjithë të tjerët kur nuk mund të kujdesemi për veten tonë.
Zyrtarë të financave me sqarimet e tyre konfuze mundohet të na e spjegoi se pagesat janë në rregul




