E premte, Maj 3Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi: Demarkacioni Kosovë – Mali i Zi Koha për deklarime jashtë rendit të ditës

Gëzim Kelmendi - Kuvendi
Demarkacioni Kosovë – Mali i Zi
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës

Kufiri Kosovë Mali Zi

Prishtinë | 27 Mars 2011 | Kuvendi Kosovës

Gëzim Kelmendi :

I nderuari Kryetar i Kuvendit,
I nderuari Kryeminister,
Të nderuar zevendëskryeministra dhe ministra,
Kolege deputet të nderuar…

Shteti yne i ri,pas shpalljes së pavarësisë dhe sot e kesaj dite vazhdon të kaloj neper sfida dhe veshtirësi të ndryshme.

Kjo periudhe e tranzicionit,qe padyshim është mjaftë e veshtirë dhe me natyre komplekse kërkon angazhim dhe përkushtim maksimal të gjithë faktorit politik dhe gjithë qytetareve të Kosovës në vecanti. Jemi një shtet i ri qe si prioritet ka integrimin në strukturat veriatlantike dhe në Bashkimin Europian. Njekohesisht angazhohemi për zhvillimin e raporteve te mira dhe bashkepunuese me fqinjët tanë si Shqiperine,Maqedonine,Malin e Zi dhe Serbine.

Megjithatë, pas shpalljes së pavarësisë,shteti yne po shoqerohet edhe me një problematike mjaft serioze dhe komplekse.

Vonesat e paraqitura ne caktimin vijave te demarkacionit kane shkaktuar dhe po shkaktojnë probleme. Ne kohe te fundit,konkretisht,vitin e kaluar dhe në kete vit,pjesa perendimore e Kosoves ësht duke u ballafaquar me një problem te tille.

Vitin e kaluar sic edhe e dime,në kufirin Peje-Kulle-Rozhaje autoritetet malazeze kanë hyre ne token e Kosoves per 5.3 km.

Me ate rast,kishin reaguar popullata e asaj ane e pastaj Kryetari i Komunes se Pejes dhe me pas Ministri i Puneve te Brendshme Dr.Bajram Rexhepi,dhe situata paksa është stabilizuar.

Në ketë vit,në kohe të fundit po perseritet e njeta gjë,por në piken tjeter kufitare Peje-Qakorr-Morine. Autoritetet malazeze kane hyrë për 7 km në teritorin e Kosovës,gjegjesisht në rajonin e Rugoves konkretisht ne rrethinen e Kuqishtes.

Popullata e asaj ane është tejet e shqetesuar dhe e alarmuar,ata kane reaguar menjehere duke iu drejtuar autoriteve komunale te Komunes se Pejes,por atyre iu eshte bere e ditur se kjo ceshtje nuk eshte kompetence e Komunes se Pejes,por eshte ceshtje qe duhet trajtuar nga qeveria,konkretisht nga Ministria e Puneve te Brendshme.

Një situate e tillë dhe shumë alarmante është paraqitur në Radiotelevizionin e Kosoves, me date 09.03.2011. Keto veprime rrezikojnë cenimin e integritetit territorial te Kosovës.

Unë, si perfaqesues i qytetareve të Republikes së Kosovës dhe deputet nga Partia e Drejtesisë në Kuvendin e Kosovës shprehi shqetesimin tim të thellë për këtë çeshtje shumë të ndieshme dhe shumë vitale për çeshtjen e Kosoves.

Njeherit,kerkoj nga institucionet e Kosovës,gjegjesisht nga Ministria e Puneve te Brendshme te marre hapa konkret ne ketë drejtim dhe qe ketë çeshtje te caktimit te vijes demarkacionit me shtetin fqinj Malin e Zi ta zgjidh sa me shpejtë.

Ju Falemnderit

Trasnkripti – Mbledhja Plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të mbajtur me 25 Mars 2011

Trasnkripti-Mbledhja Plenare e Kuvendit

Trasnkripti-Mbledhja Plenare e Kuvendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.