E enjte, Maj 2Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi – Fjalim në Seancën e Jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për lirimin e Nehat Thaçit (video dhe tekstualisht)

GK - Kuvendi 7
Dr.Gëzim Kelmendi – Seanca e Jashtëzakonshme për lirimin e Nehat Thaçit (video dhe tekstualisht)

Fjalimi i deputetit Gëzim Kelmendi në seancën e jashtëzakonshme për lirimin e Drejtorit të Policisë Nehat Thaçi, seancë kjo e inicuar nga vet deputeti Kelmendi dhe është e mbështetur edhe nga 44 deputetët tjerë.

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka theksuar se në rast se nuk lirohet Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, duhet të ndërpritet dialogu me Serbinë.

Ai në foltoren e Kuvendit ka thënë se arrestimi i Thaçit është bërë në mënyrë të jashtëligjshme, përcjell Telegrafi.

“Kujtojmë se arrestimi i drejtorit të Policisë, Nehat Thaçit, nuk është i pari, por shpresojmë të jetë i fundit. Bazuar në fletarrestimet e lëshuara nga Serbia, janë ndaluar edhe dy figura të larta të Republikës së Kosovës, ish-Kryeministri Haradinaj dhe ish-Kryeministri Çeku. Përgjatë tërë këtyre viteve, autoritetet e Serbisë, kanë vazhduar me arrestimet e qytetarëve të Republikës së Kosovës me aktakuzën se kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kanë bërë vepra terroriste ndaj qytetarëve serbë që kanë jetuar në Kosovë”, ka theksuar Kelmendi.

Sipas tij, arrestimet kanë goditur në masë më të madhe bashkatdhetarët tanë që jetojnë në diasporë të cilët gjatë udhëtimeve të tyre për Kosovë, ata janë ndaluar dhe arrestuar nga Policia e Serbisë.

Teksa Kelmendi ka kërkuar ndërprerje të bisedimeve në sallë kanë filluar reagimet e deputetëve, për të cilat Kelmendi u ka rikujtuar atyre deklaratat e sotme të ministrit serb për miniera i cili ka kërkuar ndërprerje të bisedimeve.

“Gjatë këtij viti, në Zvicër janë arrestuar edhe dy shqiptarë me fletarrest nga Serbia. Ata akuzohen për pjesëmarrje në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe krime të bëra ndaj popullatës serbe. Kështu që ne të nderuar deputetë, edhe sot, 17 vite pasluftës po përballemi me një agresion dhe fushatë denigruese nga Qeveria e Serbisë ndaj qytetarëve tanë në përgjithësi dhe pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në veçanti”, ka theksuar ai.

Kelmendi ka thënë se heshtja e institucioneve më të larta shtetërore të Kosovës, Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë, sipas tij, i ka dhënë komoditetin Qeverisë së Beogradit që kjo e fundit “të fyej dinjitetin e bijve dhe bijave tona, të fyej Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe vet shtetin të Kosovës”.

“Ne si Kuvend që jemi si dhe institucioni më i lartë i Republikës së Kosovës duhet njëherë e përgjithmonë t’i japim mesazh të fortë, fillimisht Qeverisë tonë, pastaj Qeverisë së Serbisë, se nuk do të lejojmë që askush të luaj dhe të fyej dinjitetin e bijve dhe bijave tona, Ushtrisë tonë Çlirimtare dhe shtetit tonë të Kosovës. Mos të harrojë Beogradi se ne jemi viktima dhe regjimi i Serbisë ka qenë agresori, ne kemi rreth 20 mijë të vrarë, rreth 12 mijë femra të dhunuara dhe mbi 1 mijë të zhdukur që ende nuk na i ka kthyer. Dhe po ky regjim i Beogradit vazhdon edhe të na arrestoj”, ka thënë ndër tjerash deputeti Kelmendi.

https://www.youtube.com/watch?v=UqXoI0T8Uc0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.