Dr.Gëzim Kelmendi mbledhë 45 nënshkrime, javën tjetër seancë e jashtëzakonshme për Nehat Thaçin
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth arrestimit të komandantit të policisë në rajonin e Mitrovicës Nehat Thaçit, nga policia serbe javë më parë.
Kërkesa për këtë seancë është bërë nga deputeti Gëzim Kelmendi dhe është mbështetur edhe nga deputet tjerë të Kuvendit të cilët edhe i kanë dhënë nënshkrimet Kelmendit për të organizuar debatin parlamentar për Thaçin. Këtë kërkesë të Kelmendit e ka aprovuar edhe kryetari i Kuvendit Veseli.
Për të thirrur një seancë të tillë, duhen së paku 40 nënshkrime. Kelmendi deri tani ka mbledhur 45 nënshkrime nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Deputeti Kelmendi i ka thënë edhe Gazetës Tribuna se ai ka mbledhur 45 nënshkrime për seancën e jashtëzakonshme dhe atë e ka protokolluar tashmë në administratën e Kuvendit.
Kujtojmë se polici Nehat Thaçi është arrestuar në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në orët e para të 29 shtatorit.