E enjte, Dhjetor 5Zgjedhjet e reja me 9 shkurt 2025 / FJALA do garoj e vetme në zgjedhje

Dr.Gëzim Kelmendi – Koalicioni PDK-LDK rrënoi ardhmërinë e vendit tonë

GK - Kuvendi 2
Dr.Gëzim Kelmendi – Koalicioni PDK-LDK rrënoi ardhmërinë e vendit tonë

Të nderuar qytetarë, ky është fjalimi i Kryetarit të Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi sot në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi tha se ka qenë vet që ka nënshkruar mocionin e mosbesimit për Qeverinë Mustafa. Tutje Kelmendi tha se “Ky mandat u kurorëzua me një koalicion jonatyral, me baza të interesave personale dhe poashtu po rrënohet mbi baza të interesave personale”.

Ai ka thënë poashtu se Kosova gjatë kësaj qeverisje nuk ka pasur suksese.
“Sistemi arsimor është i fundosur, prandaj ministritë e ardhshme duhet ta ruajnë këtë emër, duhet të quhen “PISA”. E kemi shkatërruar këtë vend për interesa personale, në gjendje më të mirë nuk është as shëndetësia e Kosovës”.

“Ekonomia është e rrënuar, kemi më shumë import se sa eksport, kryesisht nga Serbia që ka bërë masakra dhe gjenocid në vendin tonë”.

Prishtinë, 10.05.2017

https://www.youtube.com/watch?v=4Ib4HTmoZKY&t=56s

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.