E premte, Maj 3Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi – Krimi i organizuar dhe korrupsioni po e rrënojnë Kosovën

GK - Kuvendi
Dr.Gëzim Kelmendi – Krimi i organizuar dhe korrupsioni po e rrënojnë Kosovën

Fjalimi i Kryetarit të Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi sot në Kuvendin e Kosovës

Kelmendi ka folur në lidhje me atë siç tha “shkalla e lartë e krimit të korrupsionit dhe krimit s’ka lënë pore në institucionet tonë pa e prekur”.

Sipas tij kjo epidemi po lulëzon, e që është për keqardhje që si një vend ku ka pasur miliarda investime, ka mbetur vendi me shkallën me të lartë të krimit dhe korrupsionit.

“Shkalla e lartë e krimit dhe korrupsionit s’ka lënë pore pa prekur, duke filluar nga politika, arsimi dhe shëndetësia. Ajo që e bënë dhe me të rëndë mungesa e vullnetit dhe guximit për t’i luftuar këto dukuri”, tha Kelmendi.

Sipas tij krimi dhe korrupsioni po e pengon liberalizimin.
“Kosova nuk është duke u bërë partner me BE-në dhe SHBA-në, por është bërë partner me krimin dhe korrupsionin, të cilat e kanë rënduar të ardhmen e vendit tonë. Duhet të mobilizohemi dhe ta luftojmë këtë të keqe”, tha Kelmendi.

Video fjalimi nga Kuvendi i Kosovës
https://www.youtube.com/watch?v=i9ETU_5XNSA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.