E premte, Maj 17Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi – Dështimi i votimit të Demarkacionit, fitore e dyfishtë

GK - Kuvendi 8
Dr.Gëzim Kelmendi – Dështimi i votimit të Demarkacionit, fitore e dyfishtë (01.09.2016)

Fjalimi i Kryetarit të Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi sot në Kuvendi e Kosovës pas dështimit të votimit të Demarkacionit

GËZIM KELMENDI: Faleminderit!
Unë, pa dashur të zgjas më shumë, do të mundohem që brenda minutës së kufizuar të flas.
Unë mendoj se sot është arritur një fitore e madhe e dyfishtë. Fitorja e parë është se ka dështuar të votohet marrëveshja për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, ndërsa fitorja tjetër është për faktin se ky dështim i ka vënë para një argumenti të qartë të gjithë ata deputetë të cilët kishin për ta votuar këtë marrëveshje dhe se, nëse e votojnë këtë marrëveshje, do ta bënin ndarjen e dytë – do t’i plotësonin kushtet e Listës serbe, e cila ka kushtëzuar.

Prandaj, me këtë dështim, e kemi një fitore të dyfishtë, nga se të gjithë ata deputetë e kanë tashmë të qartë se nëse e votojnë këtë marrëveshje, përveç dëmit që do t’ia shkaktojnë Kosovës, duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e Listës serbe, të cilat i ka kërkuar. Dhe, për fund, pa dashur të zgjas më shumë, kryeministri i Republikës së Kosovës e tha një fjalë të madhe: “Nuk do ta realizojmë këtë votim të projektligjit të kësaj marrëveshjeje për faktin se nuk e pranojmë koncesionin nga Grupi i Listës serbe”.
Prandaj, kryeministri shpresoj se do t’i qëndrojë besnik kësaj fjale se nuk do të pranojmë koncesione.

Prishtinë, 01.09.2016

Video fjalimi nga Kuvendi i Kosovës

https://www.youtube.com/watch?v=W3oI1vw-R0s

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.