E premte, Maj 17Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi – Qeverisë: Pranoni gabimin për Demarkacionin, e mos ja bëni këtë tradhëti Kosovës | Deklarime jasht rendit të ditës

GK - Kuvendi 7
Dr.Gëzim Kelmendi – Qeverisë: Pranoni gabimin për Demarkacionin, e mos ja bëni këtë tradhëti Kosovës | Deklarime jasht rendit të ditës

GËZIM KELMENDI: Faleminderit, i nderuar kryesues!
I nderuar Kabinet qeveritar,
Deputetë të nderuar,
Vërtet është mjaft e rëndë, skandaloze dhe e turpshme ky nxitim, kjo ngutje e Qeverisë që ta procedojë ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, edhe më të rëndë e bën fakti se mbledhja e Qeverisë është thirrur mbrëmë ende pa përfunduar
debati shkencor që ishte thirrur dje lidhur me këtë proces të demarkacionit.

Prandaj, këtu nuk lë shumë për të menduar se debati i thirrur dje nuk ka pasur kurrfarë peshe relevante për Qeverinë e Kosovës. E rëndësishme ishte që ajo marrëveshje të ratifikohet sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës. Pa dashur të hyj në detaje, pasi nuk dua t’ju marr as juve kohë në detajet e debatit, u vërtetua dje se Komisioni Shtetëror, i emëruar nga Qeveria e Kosovës, në mandatin e kaluar jo vetëm që i ka shkelur kompetencat e veta, por ka bërë një dëm shumë të pariparueshëm për Kosovën, ngase ka ricaktuar kufij, do të thotë sipas Komisionit Shtetëror Kosova s’ka pasur kufi, edhe nuk di si është njohur edhe si shtet, kjo e ka zbehur edhe shtetësinë
e Kosovës.

Aq më e rëndë është kur edhe liderët shtetërorë vendorë kosovarë bëjnë presion se duhet të ratifikohet kjo marrëveshje me të vetmen arsye se duhet të shpejtohet procesi i liberalizimit të vizave. Ne ende nuk e kemi dëgjuar asnjë zyrtar të Bashkimit Evropian që zyrtarisht ka kushtëzuar ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me liberalizimin e vizave. Bile –
bile zyrtarë të Bashkimit Evropian e kanë pohuar se Kosova në raport me disa vende të tjera të rajonit ka më shumë kërkesa për liberalizim të vizave, duhet të plotësojë më shumë kërkesa se vendet e tjera.

Në anën tjetër, kemi kërkesën e vazhdueshme për çdo vit në mënyrë të rregullt nga Komisioni Evropian, ku shqetësim kryesor për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe
liberalizim të vizave është shkalla e lartë e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe politizimi i
drejtësisë kosovare. Prandaj, nuk është procesi i demarkacionit, por është krimi i organizuar dhe
korrupsioni. Unë mendoj se nuk duhet ky proces i ratifikimit të kësaj marrëveshjeje të vijë në
Kuvend, për faktin se ne si deputetë të Kuvendit të Kosovës nuk kemi përvojë të mirë me disa
nga deputetët edhe në të kaluarën, edhe në një tashme të afërt. E kemi parasysh edhe faktin e
presionit të madh që ushtrohet mbi deputetë, ka pasur raste shumë të rënda kur deputetët e kanë
shitur votën e tyre për pozita ministrore apo diplomatike si ambasadorë.

Prandaj, nuk përjashtohen të gjitha këto kalkulime, vetëm e vetëm që të ratifikohet kjo
marrëveshje. Në anën tjetër, kemi edhe paralajmërimet e disa nga partive opozitare për protesta,
të cilat mund të eskalojnë në dhunë dhe askush nga ne nuk ka dëshirë të shohë skena të dhunës.
Prandaj, Qeveria e Kosovës duhet të marrë një veprim burrëror dhe ta pranojë gabimin e Komisionit Shtetëror. Të gjithë jemi njerëz, të gjithë gabojmë dhe shumë më mirë dhe shumë më burrërore është që ta pranosh gabimin, se sa t’ia bësh këtë dëm, këtë tradhti vendit tonë.
Faleminderit!

Ndiq video fjalimin e plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=TY_Wmkx62Xg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.