FJALA sot organizoj aksionin simbolik të titulluar “Pampersa për liderët politikë” që heshtën përball Vuçiçit
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, të nderuara media,
Ne FJALA sot jemi mbledhur këtu për të shprehur shqetësimin tonë për frikën e treguar nga liderët politik të Kosovës.
Ata u frikësuan shumë nga ardhja e Vuçiçit në Kosovë.
Të kapluar nga frika dhe servilizmi pushtetar, ata nuk ishin në gjendje të dënojnë gjuhën dhe fjalorin e ashpër të Vuçiçit , gjatë vizitës së tij në Kosovë.
Vuçiçi foli për Trepçën dhe pasuritë e Kosovës, sikur të ishin të Serbisë e jo të Kosovës.
Ai u premtoj qytetarëve serb se do të investoj në Trepçë dhe do ta hapë fabrikën e baterive për punësimin e 300 serbëve.
Premtaj edhe hapjen e konvikteve për studentët serb.
Vuçiç tregoj edhe njëherë fuqinë dhe ndikimin e tij që ka në Kosovë.
Ai ditë më parë nënçmoj edhe presidentin e Kosovës në Bruksel, nuk realizoj takim fare me Thaçin.
Iku para takimit dhe e nënçmoj Thaçin.
Mos të harrojmë se ditë më parë liderët politik të Kosovës, pozitë dhe opozitë reaguan për vizitën që do e bëj Vuçiç në Kosovë.
Bile bile edhe ” ia ndaluan ” ta vizitoj Ujmanin.
Por sot Vuçiçi iu tregoj edhe njëherë liderëve politik të Kosovës se këta janë frikacaka dhe njerëz që mashtrojnë.
Vuçiç vizitoj Ujmanin i papenguar nga askush.
Ai ishte i shoqëruar nga rojet e tij të armatosur deri në dhëmb dhe nga shumë qytetarë serb.
Për vizitën e Vuçiçit në Ujman, ishte pregaditur edhe një ” koreografi” eme flamuj gjigant serb.
Ne FJALA dënojmë fuqishëm vizitën e Vuçiçit në pjesën veriore të Mitrovicës dhe të Ujmanit.
Njëherit dënojmë fjalorin e tij gjatë vizitës në Ujman dhe pjesën veriore të Kosovës.
Ne FJALA dënojmë fuqishëm frikën dhe heshtjen e liderëve politik të Kosovës përballë cenimit të integritetit territorial që sot Vuçiçi ia bëri shtetit të Kosovës.
Ne FJALA për këtë heshtje dhe frikë të liderëve politik si të pozitës ashtu dhe të opozitës, do të iu dhurojmë pampersa që të mbrohen nga pasojat e frikës.
1 komplet pampersa për Presidentin
1 ..për Kryeparlamentarin
1…për Kryeministrin
1…për Kryenegociatorin
1…për LDK-në
1 ..për VV-në
Para mediave u paraqitën:
Mr.sci.Avni Çakmaku
Mr.sci.Xhevdet Maloku
FJALA,
Prishtinë, 09.09.2018