Dr.Gëzim Kelmendi: Faktet flasin vet, Ju e dëmtuat Partinë FJALA që garoj me njerëz me vlera dhe vullnet të pastërt
Prishtinë, 12.06.2017
Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi reagon pas rezultatit
Faktet flasin vet !
– Na mohuat padrejtësisht të kemi komisioner për ruajtjen e votës tonë.
– 50 mijë fletëvotime të pavlefshme.
Kjo tregon qartë qëllimin e juaj.
Ju e dëmtuat Partinë FJALA që garoj me njerëz me vlera dhe vullnet të pastërt.
-Në vitin 2010 kur askush nuk më njihte, fitova i vetëm mbi 4 mijë vota.
– Në vitin 2014 fitova i vetëm mbi 10 mijë vota.
-Tash sëbashku me 109 kandidat të tjerë na ” dolën ” rreth 6 mijë vota.
A mendoni se ju besojmë, a mendoni se pajtohemi?
Ju me strategjinë e juaj profesionale zhvleftësuat mbi 50 mijë votat tona duke i bërë të pavlefshme.
Kjo dëshmon edhe njëherë se sa është i zhytur vendi ynë në krim të organizuar dhe korrupsion.
Por një gjë dijeni, se nuk mund ta ndalni kurrë vullnetin e këtyre djemve dhe vajzave që të punojnë për popull dhe shtet.
Ne nuk jemi si ju.
Ne nuk i dëmtojmë të tjerët.
Ne prap do të kthehemi edhe më fuqishëm.
Gëzim Kelmendi
Kryetar i Partisë FJALA.