E shtunë, Prill 27Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi falenderon ata që e mbështeten në zgjedhjet lokale të 22 tetorit

Gëzim Kelmendi
Dr.Gëzim Kelmendi falenderon ata që e mbështeten në zgjedhjet lokale të 22 tetorit

Prishtinë, 23.10.2017

Kryetari i FJALËS Dr. Gëzim Kelmendi falënderon qytetarët e Republikës së Kosovës për votën e tyre dhënë FJALËS në zgjedhjet lokale të 22 tetorit:

Të dashur qytetarë të Kosovës,
Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të FJALËS të iu falënderoj për mbështetjen që na keni dhënë në këto zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Vota e juaj për FJALËN, është dëshmi e qartë se ne si parti e re kemi filluar të i ndërtojmë themelet e shëndosha në vendin tonë.

Nuk jemi parti ” satelit ” e koalicioneve të ndryshme.

Jemi parti që po rritemi në mënyrë graduale dhe synojmë të ruajmë qëllimin dhe pastërtinë tonë.
Me 12.06.2015 FJALA regjistrohet zyrtarisht si parti politike në KQZ.
Atëherë ishin 7 nënshkrime.

Me 11 qershor 2017 u rritëm dhe u bëmë 7991 mbështetës të FJALËS ( plus ata që na i vodhën).
Në këto zgjedhje lokale garuam në 19 komuna për asamble komunale, në 6 komuna garuam me kandidat për kryetar komune.
Nuk kemi ende dëshmi se vota e FJALËS në këto zgjedhje është keqpërdorur.

Edhe pse në shumë komuna nuk kemi pasur fare komisioner, në disa të tjera kemi pasur vetëm 10 % të numrit të komisionerëve në raport me partitë e mëdha.

Brenda këtyre ditëve do të kuptojmë se në cilat komuna kemi fituar ulëse në asamble komunale.
Edhe njëherë të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, shumë faleminderit për votën e juaj .
Iu jemi shumë mirënjohës.
Vazhdojmë përpara drejtë sukseseve të reja.

Me respekt,
Gëzim Kelmendi
Kryetar i FJALËS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.