E mërkurë, Maj 8Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi: Prof.Hasimi zgjodhi një parti të re, FJALËN, një burrë të madh si ky, të rrallë ka në trevat shqiptare

Hasim Shtërbani
Dr.Gëzim Kelmendi: Prof.Hasimi zgjodhi një parti të re, FJALËN, një burrë të madh si ky, të rrallë ka në trevat shqiptare

Prishtinë, 28.10.2017

Ky është postimi i plotë i Kelmendit:

Një burrë të madh si ky, të rrallë ka në trevat shqiptare

Prof. Hasim Shterbani është ndër të parët që iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1996. Ky si një luan i vërtetë luftoj për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Prof. Hasimi ishte edhe i burgosur politik.
Jeta dhe vepra e tij ishin gjithmonë në shërbim të atdheut.
Pas përfundimit luftës zgjodhi rrugën e diturisë duke mësuar dhe edukuar brezat e rinjë.
Prof.Hasimi ligjeron gjuhën gjermane në Prizren ku edhe jeton.
Duke parë se amaneti i shokëve tij dëshmorë nuk u realizua si duhet pas luftës, filloj aktivitetin politik si një rrugë ku mund të kontribon për popullin dhe shtetin e Kosovës.

Prof. Hasimi zgjodhi një parti të re, FJALËN.

Të dashur qytetarë, unë Gëzim Kelmendi si Kryetar i FJALËS, falënderoj ZOTIN që më ka nderuar dhe më ka forcuar me këtë burrë të madh. Besimi i tij, sinqeriteti i tij, e kaluara e tij atdhetare dhe puna e tij e tashme, kanë bërë që Prof.Hasimi të bëhet ndër bashkëpunëtorët e mi më të afërt dhe besnik.
Prof. Hasimi është ndër shtyllat kryesore të FJALËS.

Të dashur qytetarë, FJALA ka shumë figura që ende nuk njihen në opinion.
Por synim i FJALËS nuk janë figurat që njihen, por figurat që kanë vlera, figurat që kanë dhënë dhe janë të gatshëm të japin për popullin dhe shtetin tonë.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.