E diel, Maj 19Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi: Haradinaj lirohet në mars, kërkesa për ekstradim në Serbi nuk ka bazë ligjore e juridike

GK TV DUKAGNINI
Dr.Gëzim Kelmendi: Haradinaj lirohet në mars, kërkesa për ekstradim në Serbi nuk ka bazë ligjore e juridike

Prishtinë, 11.02.2016

Gjykata në Colmar të Francës po vazhdon të zvarrisë ende rastin e gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinaj. Ky institucion i drejtësisë mori vendim që seanca e radhës për ish-kryeministrin e Kosovës të mbahet me 2 mars.

Deputeti i pavarur i Kuvendit, Gëzim Kelmendi në një prononcim për “Indeksonline”, ka thënë se pafajësia e Haradinajt në Hagë dy herë radhazi. Sipas tij, maltretimi që po i bëhet kreut të AAK-së është kundër vendimit të gjykatës ndërkombëtare.

“Luftën e pastër çlirimtare të Ramush Haradinajt, nuk mundet askush ta kontestoj, përveç pushtetit të Serbisë, pushtet ky i cili në vazhdimësi ka atakuar dhe arrestuar çlirimtarët tanë”. Ka thënë Kelemndi.

Më tej, ai ka shtuar se kërkesa e Serbisë për ekstradim nuk ka bazë ligjore e juridike dhe se kjo, sipas tij, është vetëm dëshirë e paepur e Beogradit që vazhdon ti kalojë kufijtë ndërshtetëror.

“Kërkesa e Serbisë për ekstradim, nuk ka bazë ligjore juridike, por është dëshirë dhe pasion i paepur i cili vazhdon të tejkalojë kufijtë njerëzor dhe ndërshtetëror. Unë jam optimist se ish-kryeministri Haradinaj do të lirohet me 2 Mars, ngase lufta e tij e pastër për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, është e dëshmuar edhe ndërkombëtarisht në proceset gjyqësore të Hagës”, ka përfunduar ai./Indeksonline

Linku nga Intervista për Indeksonline

http://m.indeksonline.net/lajmet/kelmendi-haradinaj-lirohet-ne-mars-kerkesa-per-ekstradim-ne-serbi-nuk-ka-baze-ligjore-e-juridike-59031/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.