E hënë, Maj 6Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi : Pragu prej 5% nuk është problem për Partinë FJALA

GK Interaktiv 003
Dr.Gëzim Kelmendi : Pragu prej 5% nuk është problem për Partinë FJALA

Prishtinë, 08.02.2017

Ne jemi duke u pregaditur që të hyjmë vet në zgjedhjet parlamentare dhe me mbështetjen që po na japin qytetarët e Kosovës në veçanti rinia e Kosovës është një mesazh se Partia FJALA në mandatin e ri do jetë parti parlamentare dhe mos të përfaqësohet vetëm me Gëzim Kelmendin por të përfaqësohet me më shumë deputet në Parlamentin e Kosovës.

Përndryshe çdo qytetarë është i mirëseardhur në Partinë FJALA, por ne e kemi vetëm një kusht nga anëtarët e rinjë që ta plotësojnë: ai është të punojnë për popull dhe për shtet dhe mos të punojnë për veti, sepse ata që punuan për veti e sjellën Kosovën këtu ku është e fundosur edhe në prespektivë edhe në ekonomi.

“Për neve nuk është me çdo kusht pushteti, për neve kusht është shteti”.

(shkëputje nga emisioni Interaktiv KTV)

Kliko mbi linkun e kaltërtë për ta shikuar videon

https://web.facebook.com/fjalaofficial/videos/1131350316988189/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.