E shtunë, Prill 27Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi – Intervistë në emisionin “INFOBOX” në TV Dukagjin 18.07.2016

Dr.Gëzim Kelmendi - Intervistë në emisionin "INFOBOX" në TV Dukagjin 18.07.2016

Dr.Gëzim Kelmendi – Intervistë në emisionin “INFOBOX” në TV Dukagjin 18.07.2016

Në pjesën e parë Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi ka shpjeguar në InfoBox të RTV Dukagjinit çështjen rreth Demarkacionit, ku Kelmendi fillimisht u pyet se si e priti krijimin e një tryeze shkencore për debat në lidhje me Demarkacionin, pastaj nese votohet Kufiri me Malin e Zi a mund të kërkoi Kosova bashkimin me Shqipërinë,
– Ku ka qenë kufiri dhe ku është tani,
– Pse pas 5 viteve të fjalimit të Kelmendit rreth Demarkacionit u hap diskutimi nga partitë politike,
– Çka i ka ndodhur në vitin 1997 Kelmendit në rrugën Çakorr – Pejë dhe çfarë i thanë autoritetet malazeze Kelmendit,
– Pse Çakorri është bërë i Malit të Zi këtë e dijnë Qeveria e Kosovës dhe autoritetet e Malit të Zi,
– Pse dhe nga kush është heshtur çështja e shkeljes së territorit të Kosovës,
– Kush kontrabandoj në kufirin me Malin e Zi,
– Pse sipas Kelmendit ngritja e shqëtësimeve të partive politike ështe “politike”,
– Votimi i Demarkacionit do të jetë mollë sherri mes partive të pozitës dhe kjo do ta dërgoi vendin në zgjedhje,
– Pse tani deputetët pasi fituan mandatin 2 vjeçar si deputet, do ta votojnë mocionin e mosbesimit të Qeverisë,
– Krejt në fund të pjesës së parë gazetari pyet Kelmendin se për votimin e Presidentit ke refuzuar poste ministrore dhe të ambasadorit, a do të ndryshoi Kelmendi mendimin dhe votën tani për Demarkacionin, – Kelmendi është përgjigjur së nuk kam hyrë në politikë për oferta, nuk dua që qytetarët e Pejës dhe të Kosovës të bëjnë me gisht se Gëzimi është bërë milioner, këtë përgjigje mund ta gjeni se si Gëzimi që dy mandate deputet, plus ka klinikën stomatologjike private dhe ende nuk ka arritur ta paguaj banesën dhe veturën që e ka blerë.

Në pjesën e dytë Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi ka shpjeguar në InfoBox të RTV Dukagjinit se pse kosovarët po shprehin simpati ndaj Turqisë por veçanërisht ndaj presidentit të saj Recep Tayyip Erdogan.

– Në këtë intervistë ai ka folur për rolin e Erdoganin karshi çështjes së Kosovës, ndërsa është përgjigjur edhe nëse do të ishte i gatshëm të jap jetën për presidentin e Turqisë.
Kelmendi ka thënë se ka reagimi i partisë së tij ka qenë i drejtë dhe parimor.

“Ka qenë reagim i drejtë dhe parimorë. Të nesërmen kanë reaguar edhe institucionet kosovare, qeveria, presidenca e kuvendi, por ato nuk i kanë reagimet parimore sepse kanë pritur kush po fiton. Ne duhet të jemi me të drejtin e jo më të fortin”, tha ai.

– Sipas Kryetarit të Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendit është Presidenti Erdogan që ka lobuar ma shumë për njohjen e Kosovës se sa Ministria e Jashtme e Kosovës.

– I pyetur nga gazetari Rama se cila është arsyeja pse populli i Kosovës ka simpati ndaj Erdoganit, Kelmendi u përgjigjë se njëra ndër arsyet që populli i Kosovës mbështet Erdoganin është aspekti fetar”. Ndërkaq arsyeja tjetër pse kosovarët kanë simpati për presidentin turk, sipas Kelmendit, është se Erdogani është prej liderëve botëror së bashku me SHBA-të të cilët janë mbështetësit më të fortë të pavarësisë së Kosovës.

– Kush është përgjegjës për dështimin e pranimit të Kosovës në UNESCO.

– Krejt në fund Kryetari Kelmendi u përgjigjë pyetjës së gazetarit se a do ta jap jetën për Erdoganin, dhe përgjigjia e Kelmendit ishte se si besimtarë jemi të edukuar që jetën nuk bën ta japim për individin por ashtu qysh na ka mësuar ZOTI jam i gatshëm me jap jetën duke e mbrojtë “vendin, popullin dhe shtetin tonë” dhe jo me jep jetën për Erdoganin, por do ta jap mbështetjën e fuqishme edhe unë edhe Partia FJALA për Erdoganin pasi që ai është një lider botëror që e mbronë më së miri dhe më së fuqishmi vendin tonë.

Ndiqeni emisionin e plotë në linkun poshtë:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.