E diel, Maj 5Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi – Mysafir në emisionin Interaktiv KTV (08.02.2017)

GK Interaktiv
Dr.Gëzim Kelmendi – Mysafir në emisionin Interaktiv KTV (08.02.2017)

Prishtinë, 08.02.2017

Lideri i Partisë së re FJALA, Gëzim Kelmendi, thotë se është optimist se në Kosovë së shpejti do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme dhe se partia e tij do të kalojë lehtësisht pragun prej pesë për qind për t’u bërë parti parlamentare.

Sipas tij, zgjedhjet e jashtëzakonshme do të vijnë për shkak të “dështimit të qeverisë në projektet madhore”.

Në Interaktiv të KTV-së ai e ka quajtur Kuvendin dhe Qeverinë të dështuar duke thënë se nuk po realizohet as një projekt madhor e as nuk po mbahen seanca të rregullta.

“Një seancë në dy apo tri javë. S’kemi pas seanca të rregullta me javë të tëra. Ka dy javë që tash nuk kemi seancë. Kjo është mjaft papërgjegjësi prej Kuvendit dhe deputetëve, sepse ne jemi votuar që të mbrojmë të drejtat e popullit. Kemi dështuar për FSK-në, në liberalizim të vizave dhe në temat për Asociacionin e Demarkacionin. Jam optimist se do të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme së shpejti, ose në kohë me ato lokale”, ka thënë ai.

Kelmendi po ashtu ka deklaruar se partia e tij do të jetë parti parlamentare dhe nuk do të hyjnë në ndonjë koalicion parazgjedhor.

“Pragu pesë për qind nuk do të jetë fare problem për neve”, ka thënë ai.

Po ashtu Kelmendi ka theksuar se disa media janë munduar që ta njollosin shtetin e Kosovës, duke e paraqitur vendin tonë si vatër e terrorizmit.

Ai ka thënë se është shqetësuese për ata të rinjë që janë bërë pjesë e grupeve terroriste, tha ai në emisionin Interaktiv të KTV-së.

Sipas tij, fatmirësisht në Kosovë asnjë sulm terrorist nuk ka ndodhur. Sipas tij, i vetmi rast është ai i Sllobodan Gavriq, të cilit iu gjetën 13 kilogram eksploziv.

“Dy ditë para krishtlindjes, iu gjetë tërë ky eksploziv para Ambasadëa Amerikanë. Paramendojeni të ndodhte ky sulm, çfarë imazhi do te krijohej për Kosovën”, tha ai.

Video nga emisioni Interaktiv:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.