E shtunë, Maj 18Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Maloku reagon ndaj kujdestarisë së Veliut në zyrat e LDK-së në Prishtinë

Podujeva
Maloku reagon ndaj kujdestarisë së Veliut në zyrat e LDK-së në Prishtin

Prishtinë, 07.02.2017

Kryetari i Partisë FJALA – Dega në Podujevë Xhevdet Maloku ka reaguar ndaj kryetarit të Komunës së Podujevës Agim Veliut i cili po kujdestaron nëpër zyret e LDK-së në Prishtinë

Komunikata e plotë e Malokut:

Me të vertet kjo gjë nuk tolerohet, përderisa është në postin e Kryetarit të Komunës së Podujevës.

Nuk ka shpjegim ky veprim i ndermarrë nga Kryetari Veliu përderisa paguhet nga taksat e qytetarëve e në veçanti atyre llapjan të cilët ja kanë besuar këtë post jo për të u kujdesur për zyret e LDK-së në Prishtinë, por besimin ja kanë dhënë për të u kujdesur për Podujevën e cila fatkeqësisht nga keqmenaxhimi i qevërisjes së Veliut është dhe do përballet në ditët në vazhdim me përmbytje nga uji i shkaktuar nga bora dhe nga ujërat e zeza dhe po ashtu edhe nga era e tyre e keqe.

Qytetari duhet ta dënoj këtë në zgjedhjet e ardhshme sepse më të vertetë i ka ardhur fundi keq qevërisjes së LDK-së në Podujevë ka përfunduar Maloku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.