E mërkurë, Maj 8Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi: Nuk dorëzohem

Gëzim Kelmendi
Dr.Gëzim Kelmendi: Nuk dorëzohem

Prishtinë, 14.06.2017

Nuk dorëzohem !

Të dashur qytetarë,
Iu falënderoj nga zemra për mbështetjen që ma keni dhënë.
Ju jeni ata që më motivoni të vazhdojmë përpara.
Në këto zgjedhje ne FJALA nuk arritëm rezultat të mirë.
Na dëmtuan në procesin e numërimit të votave tona duke:
– i bërë të pavlefshme,
– duke i bartur te partitë tjera,
– duke mos i deklaruar fare.

Gjatë tërë fushatës u ballafaquam me sulme dhe goditje të ulëta nga të gjitha anët.
Por ne nuk u luhatëm nga qëndrimet tona, ne nuk i shkelëm parimet tona, ne nuk u shitëm dhe nuk u bëmë pjesë e pazareve të ulëta politike.
Ne nuk përdorëm fenë dhe parimet fetare për vota, ashtu si bënë partitë dhe koalicionet tjera.
Ne nuk iu mashtruam, ne nuk iu premtuam, ne as në tubime nuk iu munduam.

Ideja ime për dorëheqje erdhi si shenjë reflektimi dhe proteste ndaj rezultatit që na nxorrën.
Ne nuk pajtohemi dhe nuk e njohim këtë rezultat, ngase vërtetë na dëmtuan shumë me numërimin e votave.
Por, nga mesazhet dhe thirrjet e juaja e kuptova se paskam gabuar kur kam përmendur dorëheqjen.

Ju siguroj se në këtë rrugë që e kemi nisur, nuk iu kthej shpinën, nuk iu lë vetëm, nuk dorëzohem.
Nuk dorëzohem.
Nuk dorëhiqem.

Falënderoj ALLAHUN që ma ka mundësuar të jem shërbyesi i juaj.
Ju jeni njerëz me vlera, ju nuk shiteni, ju nuk shkelni mbi parime, juve as në ëndër nuk kisha pasur mundësi të iu ëndëroj, ju më keni dhënë kurajon e paimagjinuar, ju jeni e ardhmja e këtij vendi.

ALLAHU ju ruajt juve dhe familjet e juaja.
ALLAHU na bashkoftë në punë të hajrit.
Vazhdojmë sëbashku për popull dhe shtet.

Me respekt,
I juaji Gëzim Kelmendi,
Kryetar i Partisë FJALA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.