E diel, Maj 19Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi: Qeveri që po e vjedhë popullin, opozitë frikacake dhe lakmitare

Gëzim Kelmendi 002
Dr.Gëzim Kelmendi: Qeveri që po e vjedhë popullin, opozitë frikacake dhe lakmitare

Kjo qeveri që u formua pas zgjedhjeve të 11 qershorit, ende nuk ka arritur të realizoj asnjërin nga projektet madhore për popullin dhe shtetin e Kosovës, realizimin e liberalizimit të vizave dhe formimin e ushtrisë së Kosovës.
Kjo ka treguar ” sukses” vetëm duke plotësuar apetitet e saj duke realizuar numër rekord të zëvendësministrave dhe duke ia rritur vetit pagat.
Rritja e pagave të kryeministrit dhe ministrave është vjedhja më e rëndë që i është bërë popullit të Kosovës.
Aq më shumë kreu i qeverisë Ramush Haradinaj në javët e fundit është bërë objekt i përqeshjes nga shumë media ndërkombëtare.
Arsyet ë përqeshjes janë kravatat e tij të grumbulluara para objektit të qeverisësë Kosovës si përgjigje ndaj arsyetimit të tij për dyfishimin e pagës që ia bëri veti ku tregoj se nuk ka para me ble kravata dhe këmisha.
Arsye tjetër janë pushimet e shtrenjta në hotelin luksoz të alpeve Zvicerane.
Këto pushime ishin objekt i mediave zvicerane për faktin se nuk i kanë hije një kryeministri që përfaqëson shtetin e varfër të Kosovës.

Në anën tjetër kemi një opozitë nga VV-ja dhe LDK-ja, opozitë kjo e madhe me numra (60 deputet) por e vogël në guxim.
Kjo opozitë nuk po guxon as të i ndihet vendimeve të “çoroditura” të kryeministrit Haradinaj, ose po i pëlqen vendimi për rritjen e pagave sepse shpreson që në të ardhmen ta gëzoj vet këtë vendim duke marrë paga të majme.

Vërtetë populli ka marrë “mësim” nga këto parti dhe këta lider politik të pozitës dhe opozitës.
Shpresojmë që populli do të i dënoj me votën e tyre.

Koha për FJALËN po vjen, ka përfunduar Kryetari i FJALËS Gëzim Kelmendi.

Prishtinë, 07.01.2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.