E martë, Maj 7Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Bytyçi: Edhe sa duhet të sakrifikojmë?

Bedri Bytyçi 01
Bytyçi: Edhe sa duhet të sakrifikojmë?

Shkruan: Bedri Bytyçi (Magjistër i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe)

Prishtinë, 08.01.2017

Këto ditë është nisur një peticion online nga një njeri shumë i dyshimtë që kërkohet nënshkrimi i saj për ta votuar demarkacinonin me Malin e Zi dhe të mos shfuqizohet Gjykata Speciale.
Për këtë të fundit edhe unë jam që të gjykohen individët gjegjësisht “komandantët” por jo të gjykohet lufta e UÇK-së në asnjë rrethanë.
Unë si anëtar i Fjalës por edhe FJALA në tërësi jemi kundër faljes së tokës Malit të Zi madje për asnjë çmim dhe jo kinse si kusht për liberalizimin e vizave, e që mendoj se është një gënjeshtër e radhës nga perëndimi përkatësisht Evropa.
Ne si popull gjatë gjithë historisë kemi sakrifikuar gjithçka dhe si kompenzim na kanë bërë eksperimente të ndryshme të të gjitha fushave, si kjo e fundit që si kusht për lëvizje të lirë në Evropë duhet tu falim tokë fqinjve, e këtë kusht nuk e pati asnjë shtet i ballkanit.

Ç’na duhet hyrja në evropë ku të gjithë po dalin nga ajo, mospranimin në Evropë Turqia ia pa hajrin duke mos e prekur fare kriza që i kaploi shtetet e Evropës ku më së rëndi e përjetoi shteti i Greqisë.

Nëse Evropa na do në gjirin e saj, duhet të na pranojë kështu si jemi, mjaft kemi dhënë, pothuajse gjithçka!

Akoma plagët i kemi të pashëruara nga lufta e fundit, mijëra të pagjetur, pavarësia nuk është e plotë përderisa në Veri kemiinstitucione paralele serbe, negociata me vite të tëra pa asnjë rezultata, shteti i Serbisë akoma nuk e ka larguar fjalën Metohi, madje përdorimi i saj është i dendur, kjo edhe përmes klerëve religjiozë ortodoks serbë dhe jo serbë, andaj Evropës duhet t’i themo mjaft më, boll kemi dhënë!
E çka do të na duhej lëvizja e lirë në Evropë, ku na kanë gjymtuar e nuk po na lënë mundësi lëvzjeje as në tokat tona!

Ky dhe kjo gjendje nuk ishte amaneti i luleve të lirisë, kjo nuk është ëndrra për të cilën ata ranë në “gjumë” të përjetshëm për ta përjetuar ne!

Ata që duan t’i falin tokë Malit të Zi, ata me siguri nuk i ka prek lufta ose kanë përfitime të mëdha në emër të të rënëve!

Nëse sot lëshojmë pe, çka do të ndodhë nesër kur do të vendoset kufiri me Serbinë, ndoshta kanë planifikuar që t’ia japim Veriun e Artë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.