E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi tregon të bëmat e qeverive të pasluftës!

Gëzim Kelmendi - Kuvendi
Kelmendi tregon të bëmat e qeverive të pasluftës!

Të bëmat e të gjitha qeverive të pasluftës në Kosovë!

-Qeveritë e LDK-së – Ndryshimi i teksteve shkollore duke minimizuar identitetin islam dhe manipulime me fakte dhe të dhëna në dëm të muslimanëve, jo të gjithë deputetët e LDK-së me 2014 kanë votuar “Ezanin si zhurmë”, i kanë ndarë rreth 10 milion euro nga buxheti për rrymën e pa paguar nga serbët në veri,dhurimi i 8 mijë hektarëve tokë Malit të Zi ( procesi i demarkacionit), mashtrimet me listat e veteranëve, korrupsion, punësime partiake, kapje e shtetit, rrena dhe mashtrime, etj.

-Qeveritë e PDK-së – largim nga shkolla të vajzave me mbulesë, arrestime të besimtarëve musliman, 95% të deputetëve të PDK-së me 2014 kanë votuar “Ezanin si zhurmë”, i kanë ndarë rreth 10 milion euro nga buxheti për rrymën e pa paguar nga serbët në veri, mashtrimet me listat e veteranëve, dhurimi i 8 mijë hektarëve tokë Malit të Zi ( procesi i demarkacionit), korrupsion, punësime partiake, kapje e shtetit, rrena dhe mashtrime, etj.

-Qeveria e AAK-së – dhurimi i 8 mijë hektarëve tokë Malit të Zi ( procesi i demarkacionit), kryetari i AAK-së Haradinaj në paraqitjet e tij publike ka minimizuar identitetin islam të qytetarëve të Kosovës, 100% e deputetëve të AAK-së me 2014 kanë votuar “Ezanin si zhurmë”, dyfishimi i pagave të kabinetit qeveritar, korrupsion, punësime partiake, i ka ndarë rreth 10 milion euro nga buxheti për rrymën e pa paguar nga serbët në veri, mashtrimet me listat e veteranëve, kapje e shtetit, rrena dhe mashtrime, etj.

-NISMA – çdokund ka “ngjy” diku ma pak e diku ma shumë.

Qeveria e VV-së – shpërblim të islamofobëve me pozita të larta shtetërore si zv.ministra, i ka ndarë 10 milion euro nga buxheti për rrymën e pa paguar nga serbët në veri, korrupsioni në fazën fillestare, punësime partiake, kapje e shtetit, fyerje e UÇK-së, nderim dhe respekt për Serbinë duke e shpallur “shpëtimtare” të Kosovës në luftën ndaj COVID-19 ( afera e 1 mijë testeve),
100% e deputetëve të VV-së në krye me Kurtin me 2014 kanë votuar ” Ezanin si zhurmë”.

Nga kjo shihet qartë se nuk kanë dallim njëra nga tjetra.
Ndërsa sa i përket besimtarëve musliman si kategori e shtypur nga gjitha qeveritë e pasluftës, PDK-ja dhe VV-ja kanë një veçori që dallohen nga partitë tjera. Në fushata parzgjedhore ashtu si Thaçi edhe Kurti kanë ‘”qitë sheqer prej gojës” duke premtuar të mira për besimtarët musliman.
Por posa erdhen në pushtet i shkelen premtimet e veta.
Të bëmat e tyre i kam cekur në pikat e më sipërme.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.