E shtunë, Prill 20Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Konferenca e FJALËS: “Kundërshtimi i Demarkacionit”

Konferenca e FJALËS Kundërshtimi i Demarkacionit (1)
Konferenca e FJALËS: “Kundërshtimi i Demarkacionit”

Prezantuan: Nderim Sejdiu dhe Bedri Bytyçi

Të gjithë jemi në dijeni për gjendjen e qytetarëve dhe shtetit në përgjithësi, gjendje e krijuar nga politikbërësit e Kosovës, të cilët e kanë stopuar funksionimin e Kuvendit dhe njëkohësisht edhe vet shtetit.
Votimi i Demarkacioni dhe kalimi në parlament i kësaj marrëveshje, do të jetë një grusht i rëndë për ata që e votuan këtë legjislativ, por njëkohësisht edhe luftën e bërë për atë tokë të vendit tonë, që sot në një mënyrë apo tjetër po i falet Malit të Zi.

Faji kryesor për këtë gjendje është nga vet Qeveria dhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët për interesa të ngushta personale po lobojnë me çdo kusht që ta ratifikojnë këtë marrëveshje, për më keq, Qeveria e Kosovës i bie në gjunjë Listës Serpska për votën e tyre pro kalimit në Parlament të Demarkacionit me Malin e Zi.

Një barrë hiç më pak e lehtë, bie edhe mbi supet e Opozitës, e cila asnjëherë nuk ka qenë më e fuqishme se këtë herë, por duke pasë për qellim që kjo marrëveshje me Malin e Zi dhe marrëveshje tjera të dëmshme për vendin, të bëhen nga “të fortit”, apo ndryshe të ashtuquajturi “Krahu i Luftës”, po heshtë dhe nuk po e bën asnjë hap drejtë stopimit të marrëveshjes e cila është në dëm të shtetit tonë.

Ratifikimi i kësaj marrëveshje, është një hap prapa kauzës së Adem Jasharit dhe heronjëve të tjerë që vdiqen për tokën e Kosovës, ndërsa sot, kjo Qeveri, po deshiron t’a falë atë, mos të themi se po shkelë mbi gjakun e tyre që ranë në mbrojtjen e saj.

Ne FJALA, në asnjë mënyrë nuk duam t’i prishim marrëdhëniet me shtetin tonë fqinjë Malin e Zi, pse jo edhe t’i avancojmë marrëdhëniet e mira, por aç më pak jemi për mbylljen e syve karshi dëmeve dhe padrejtësisë që po i bëhet Kosovës dhe shqiptarëve.

Sa i përket këtij lloji të demarkacionit me Malin e Zi ne kemi qenë të parët që e kemi kundërshtuar dhe siç po shihet do të mbetemi të vetmit edhe të fundit që do ta kundërshtojmë këtë, sepse me këtë demarkacion sipas komisionit të Bulliqit të formuar nga vet Qeveria e tanishme, Kosova humb territor!
Mirëpo e dimë mirë se ky nuk është kushti i vetëm për të lëvizur lirshëm drejt perëndimit, krahas këtij kushti është edhe kushti tjetër lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sa i përket kushtit të demarkacionit Bashkimi Evropian është treguar i padrejtë ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj sepse asnjë shtet i Ballkanit nuk e ka pasur këtë lloj kushti, madje vetë brenda Bashkimit Evropian kemi shtete që akoma kanë probleme me demarkim të kufijve siç është rasti i Kroacisë dhe Sllovenisë, pastaj Serbia është ajo që ka ushtruar dhunë e gjenocid në Kosovë dhe ndaj qytetarëve të saj, dhe pikërisht asaj i munëdsohet që qytetarët e saj të lëvizin lirshëm pas asnjë lloj kushtëzimi.

Ne i falënderojmë miqtë tanë perëndimor për ndihmën që ia dhanë Kosovës dhe popullit të saj por njëkohësisht kërkojmë nga ta që të na trajtojnë njëjtë me shtetet shtetet tjera, andaj demarkacioni si kusht për liberalizim të vizave e konsiderojmë si padrejtësi ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Zgjidhja jonë është që të luftohet krimi i organizuar dhe korrupcioni që është mbjellë me vite dhe pas kësaj qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet të lëvizin lirshëm në shtetet e perëndimit, mirëpo, kjo vështirë të ndodhë kur e dime se pikërisht ata që kanë qeverisur dje dhe që qeverisin sot e kanë zhytur Kosovën në krim dhe korrupcion!

I bëjmë thirrje Qeverisë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, e sidomos atyre që mbi kauzën e kundërshtimit të demarkacionit e formuan qeverinë dhe u bënë deputet, që të paktën njëherë të vetme ta respektojnë gjakun e dëshmorëve që ranë për mbrojtjen e kësaj pak toke që i ka mbet Kosovës dhe mos të shkelin mbi gjakun e tyre si dhe të tregohen të sinqertë me qytetarët e Kosovës se kauza për demarkacionin ishte kauzë e rremë e tyre dhe jo mundësi për t’u bërë kryeministër apo edhe për ta zënë një ulëse në kuvend!
Kosova dhe qytetarët e saj nuk e kanë komoditetin që të falin tokë në këmbim të lëvizjes së lirë!

Por edhe nëse ratifikohet marrëveshja, lëvizja e lirë nuk do të ndodh pa luftën ndaj krimit e korrupcionit, e këtë nuk mund ta luftojnë ata që e kanë pru Kosovën në këtë gjendje.
Pastaj shqetësimi ynë është se çka do të ndodhë me demarkacionin me Serbinë nesër, sa tokë do t’i falet asaj?

FJALA,
Prishtinë, 19.03.2018

Konferenca e FJALËS Kundërshtimi i Demarkacionit (1)

Konferenca e FJALËS Kundërshtimi i Demarkacionit (2)

Konferenca e FJALËS Kundërshtimi i Demarkacionit (3)

Konferenca e FJALËS Kundërshtimi i Demarkacionit (4)

Konferenca e FJALËS Kundërshtimi i Demarkacionit (5)

Konferenca e FJALËS Kundërshtimi i Demarkacionit (6)

Konferenca e FJALËS Kundërshtimi i Demarkacionit (7)

Konferenca e FJALËS Kundërshtimi i Demarkacionit (8)

Konferenca e FJALËS Kundërshtimi i Demarkacionit (9)

Konferenca e FJALËS Kundërshtimi i Demarkacionit (10)

Konferenca e FJALËS Kundërshtimi i Demarkacionit (11)

Konferenca e FJALËS Kundërshtimi i Demarkacionit (12)

Konferenca e FJALËS Kundërshtimi i Demarkacionit (13)

Konferenca e FJALËS Kundërshtimi i Demarkacionit (14)

Konferenca e FJALËS Kundërshtimi i Demarkacionit (15)

Konferenca e FJALËS Kundërshtimi i Demarkacionit (16)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.