E premte, Prill 26Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Konferenca e FJALËS: Më mirë bursa për studentët së sa rritje pagash për Qeveritarët

Konferenca e FJALËS Më mirë bursa për studentët së sa rritje pagash për Qeveritarët (2)
Konferenca e FJALËS: Më mirë bursa për studentët së sa rritje pagash për Qeveritarët

FJALA mbajti sot konferencë për media në sheshin e Prishtinës. Në konferencë FJALA u prezentua me Marigona Krasniqin dhe Hamit Gashin.

Më poshtë keni tekstin si vijon:

Në emër të subjektit politik FJALA, veçanërisht në emër të forumit rinor të FJALËS kemi dal sot të shprehim shqetësimin dhe indinjatën tonë për vendimin që studentëve të dalluar të i’u zvogëlohet bursa.
Me uljen e bursës në radhë të parë po nënqmohet studenti, po destimulohet, kjo pastaj është e dëmshme edhe për të ardhmen e vendit kur dihet se një rini e arsimuar është shpresë për një të ardhme më të ndritur. Bursa është meritë e studentëve dhe u takon atyre për përkushtimin dhe rezultatet e arritura në studime dhe si të tillë duhet t’a gëzojnë.
Zvogëlimi i bursës së studentëve në një anë dhe rritja e pagës së kryeministrit në anën tjetër është plotësisht e pa pranueshme dhe jo e drejtë.
Paga e kryeministrit dhe e ministrave të qeverisë së Republikës së Kosovës është më e larta në rajon dhe më gjërë. Gjithashtu edhe paga e deputetëve është më e larta në rajon. Dhe kjo nuk i mjafton kësaj qeverie, ata marrin vendim për rritje pagash për Kryeministrin dhe ministrat dhe këshilltarët politik. Ndërsa papunësia në Kosovë është më e larta në rajon dhe europë. Rreth 40% e popullit të Kosovës jeton në varfëri.

Zogëlimi i bursës nga 900 euro në 600 dhe tash në 500 euro është një padrejtësi e madhe që po i’u bëhet studentëve, andaj ne kërkojmë që ky vendim të kthehet mbrapa dhe studentët të marrin bursën prej 900 eurove sa kishin në fillim.

Ne si FJALA propozojmë që qeveria t’a mbështesë arsimin në Kosovë dhe përmes Ministrisë se arsimit duhet mbështetur Universiteti i Prishtinës. Qeveria në vend të buxhetit që po shpenzon për rritje të pagave për kabinetin qeveritar, duhet të alokoj buxhetin në arsim.
Rritjen e pagës së Kryeministrit, ministrave dhe deputetëve kryetari i FJALËS Gëzim Kelmendi e ka kundërshtuar fuqishëm edhe gjatë dy mandateve sa ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës.
Ne si FJALA e dënojmë fuqishëm çdo vendim që është kundër interesave të studentëve në veçanti , dhe popullit në përgjithësi.

FJALA,
Prishtinë, 09.01.2017

Konferenca e FJALËS Më mirë bursa për studentët së sa rritje pagash për Qeveritarët (1)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.